Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Videoja virale e takimit të Cristiano Ronaldos me kuzhinierin turk Burak Ozdemir, prezantohet me këngën e Capital T në TikTok

Kuzhinieri i famshëm turk, Burak Ozdemir, është bërë një nga emrat më të famshëm të kuzhinës në mbarë botën.

Mes shumë fytyrave publike me të cilat takohet dhe gatuan për ta, ai ka pasur rastin që së fundmi të mirëpresë në një nga restorantet e tij edhe futbollistin portugez me famë botërore, Cristiano Ronaldo.

I njohur për gatimet e tij në përmasa të mëdha, Ozdemir i ka gatuar portugezit një krepë gjigante, ku me djegie ishte dizajnuar emri i tij “CR 7”.

@cznburak

Cristiano Ronaldo ve Czn Burak Dubai🤗❤️ ##cznburak ##ronaldo ##dubai

♬ original sound – Laibybaby – 𝙇𝙖𝙞𝙗𝙮𝘽𝙖𝙗𝙮🐣

Ai ka publikuar një video në rrjetin social TikTok, ku ka shfaqur momentin e takimit me Cristianon, teksa ka zgjedhur që videon ta shoqërojë me një këngë të njohur shqiptare.

Bëhet fjalë për këngën “Andiamo” të reperit Capital T dhe këngëtarit Ardian Bujupi.

Më saktësisht, ai ka zgjedhur rupturën e reperit nga Prishtina për videon e tij, e cila është shikuar deri më tash nga mbi 13.3 milionë njerëz në TikTok.

Kjo nuk është videoja e vetme që bëhet virale nën tingujt e një kënge të reperit Capital T, pasi shumë prej këngëve të tij janë kthyer në trend në këtë rrjet social.

Postime të ngjashme

Vjen kënga kushtuar vendlindjes nga artisti Gjekë Dushaj

T E

Ditë zie për Flori Mumajesin, humb njeriun e afërt

S.B.

Anxhela Peristeri dhe Edona Llalloshi bëjnë ‘’xing’’ me veshjen e njëjtë

S.B.

Ardit Gjebrea fiton “betejën” me Covid-19, ja gjendja e tij shëndetësore

S.B.

Aktori i njohur francez, Depardieu po përballet me akuza për përdhunim

S.B.

Travis Scott: Vajza është frymëzimi më i madh në jetën time

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...