Vidhen dy vetura në garazhin e një shtëpie në Suharekë

Policia e Kosovës raportoi për vjedhjen e dy veturave të cilat kanë qenë në një garazh brenda oborrit të një shtëpie në Suharekë.

 

Policia thotë se është duke hetuar rastin, ndërsa shton se veturat kanë qenë me targa vendore.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur iu kishin vjedhur dy vetura me targa vendore të cilat kishin qenë të parkuara në garazh brenda në oborrin e shtëpisë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njoftoi policia.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të së martës.

Related posts

Treni ka goditur disa emigrant në hekurudhën Shkup-Gjevgjeli, një i vdekur dhe pesë të lënduar

D V

Me shpejtësi deri në 177 km/h, policia ar reston 7 shoferë! Gjobit 2051 drejtues mjetesh për shkelje të qarkullimit rrugor

D V

Ndalohet një person për vrasje të rëndë në 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More