Agjencia Zhurnal.mk

Vijnë si paralajmërim fatkeqësish për Shqipërinë! Ja kur do të shihet kometa e radhës me sy të lirë

Në fillim të këtij viti, teleskopi hapësinor NEOWISE zbuloi kometën e fundit, si një objekt i largët dhe i paqartë.

Më 27 Mars, kometa – me emrin “NEOWISE”, 312 milion kilometra nga dielli, shkëlqente në një madhësi shumë të dobët, rreth 25,000 herë më e dobët se ylli më i dobët që mund të shikohet me sy të lirë. Ishte e dukshme vetëm me teleskopë të mëdhenj.

Kjo kometë sipas shkencëtarëve do të shfaqet nga 12 korriku në qiell dhe do të mund të shihet me sy të lirë, për gati një muaj. Ajo do të shihet në hemisferën veriore, ku përfshihet edhe Europa.

Kometa të ngjashme janë shfaqur në vitin 1913 dhe në pranverën e vitit 1997.  Nisur nga kjo rastësi, ajo është parë edhe si një ugur i zi për shqiptarët, pasi në 1913 kombi shqiptar u copëtua dhe në marsin e vitt  1997, Shqipëria përfundoi në një kaos total.

Ismail kadare në romanin “Viti i mbrampshtë” e idh fatkeqësinë e ndarjes së kombit tonë, me paralajmërimin nga shfaqja e kometës.

Në korrik, kometa e re do të bëhet një objekt tërheqës në qiell pasi dy kometa të mëparshme (ATLAS dhe SWAN) u ndezën në fillim të këtij viti, pa u vërejtur me sy të lirë.

Astrofotografi Chris Schur kapi këtë pamje të kometës NEOWISE F3 nga Payson, Arizona para agimit në 5 korrik 2020, teksa ajo po i afrohet tokës.

Kometa NEOWISE i mbijetoi afrimitetit të saj më të afërt me diellin, (perihelion) ndryshe nga paraardhësit e saj të vitit 2020, kometat ATLAS dhe SWAN.

Kometat kanë akuj në përbërje, që do të thotë se copëtohen kur i afrohen diellit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!