Agjencia Zhurnal.mk

Vijojnë ditët me shi, ja si parashikohet moti nesër në vendin tonë

Në parashikimin e fundit të bëra nga Shërbimi Ushtarak Meteorologjik, dita e enjte pritet të vijoj të jetë nën ndikmin e kushteve jo të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht me kthjellime por kryesisht pas orëve të mesditës edhe vranësira mesatare deri dhe të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formë rrebeshesh.

Era do të fryjë e lehte me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i veriut kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 16°C në zonat malore deri në 19°C në ato të ulëta e bregdetare. Në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 26°C në zonat malore deri në 32°C në ato të ulëta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...