Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vijojnë replikat me Ramën, Vulin: Të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve të UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, reagoi pasi Kryeministri Edi Rama u shpreh një ditë parë se do të dërgojë një notë proteste Serbisë për shkak të deklaratave të tij. Vulin nuk tërhiqet nga akuzat e tij ndaj Ramës, ndërkohë që i bën thirrje që të kërkojë falje sepse ka mbështetur luftëtarët e UÇK-së.

“Rama të kërkojë falje për Shtëpinë e Verdhë dhe për mbështetjen e tij ndaj vrasësve të UÇK-së”, ka thënë Vulin.

Ai ka shtuar më tej se, “Rama kërkoi ndihmën e Ministrisë së Jashtme kur ngeli pa argumente. Asgjë e re, pasi ishte e njëjta histori me agresionin e NATO-s, ku dikush qan për ndihmë kundër serbëve”.

Ministri serb thotë se Rama po punon për “Shqipërinë e Madhe” dhe do ta luftojë këtë gjë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e quajti ministrin serb si “fatkeqësi natyrore” dhe u shpreh se është në pritje të ndjesës së Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Postime të ngjashme

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari godet me thikë djalin

T E

“Zgjedhjet”, Ministria e Brendshme: Zyrat për aplikimin e pasaportave dhe ID të hapura edhe sot

S.B.

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...