Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2024/2025

nga D V

Shkup, 27 shkurt – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2024/2025.

Pagesa e shtesës arsimore kryhet në katër periudha matëse, përkatësisht: për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor në vitin aktual kalendarik, për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik, për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe për periudhën e katërt matëse, pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit aktual kalendarik”, sqarohet në kumtesën nga Ministria e  Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More