Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vijon vaksinimi masiv, Rama- Manastirliu në Berat: Fillon vaksinimi i policëve dhe gazetarëve të terrenit

Berat – Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Berat. Manastirliu tha se nga sot do të fillojë vaksinimi i gazetarëve, ndërkohë bëri me dije se nesër do të fillojë vaksinimi i efektivëve të policisë.

“Fillojmë vaksinimin e gazetarëve të terrenit. Nga nesër fillojmë vaksinimin e efektivëve të policisë. Fillojmë me Tiranën, pastaj shtrihemi në gjithë Shqipërinë. Ne po ndjekim planin e vaksinimit të kombinuar. Pra në grupet e riskut ku futen dhe ata të shërbimeve kritike, siç janë policët dhe nga sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, njoftoi Manastirliu.

Manastirliu tha se në Berat procesi i vaksinimit ka filluar prej disa ditësh, ndërkohë që bëri me dije se sot në të gjithë vendin do të mbërrijmë në shifrën e mbi 100 mijë vaksinimeve vetëm tek grupmosha e +70 vjeçarëve.

Duke folur për sigurinë e vaksinave, kryeministri Rama tha se vaksina e kompanisë Sinovac është e sigurtë dhe preferohet nga shumë vende.

“Të mos bjerë askush viktimë e hijenave dhe kukuvajkave. Vaksina e ardhur nga Turqia e kompanisë Sinovac, është një vaksnië e super suksesshme, e cila faktikisht Turqinë po e nxjerr përditë e më shpejtë nga tuneli i Pandemisë. Eshtë vaksnia që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme dhe të gjitha kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë e cila bëhet në shumë shetete dhe fakti që nuk ka hyrë në Bashkimin Europian nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër që ne nuk na interesojnë dhe nuk na prekin, pasi ne na intereson të nxjerrim urgjent nga tuneli popullin shqiptar, dhe të nxjerrim sa më shpejtë nga gjithë kjo kohë e gjatë ankthi dhe pasigurie gjyshërit dhe gjyshet, ata me sëmundje kronike, grupet e riskut dhe gjithë popullsinë”, tha kryeministri Rama.

Postime të ngjashme

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

Gazetarja greke e pyet për marrëdhëniet me Turqinë, Rama: Mos jeni xheloze?

Bekim Laçi

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri

Bekim Laçi

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...