Viktoria Dimitrova Jovanova, korrespondente e MIA-s, mori çmimin për storjen më të mirë për fakte dhe dezinformata për mjedisin njerëzor të KEMM-it

nga D V

Shkup, 23 prill – Gazetarja Viktoria Dimitrova Jovanova, korrespondente e Agjencisë Informative Mediatike (MIA) nga Shtipi, e fitoi çmimin për storjen më të mirë gazetareske me temë “Fakte dhe dezinformata për mjedisin njerëzor”, për storjen “Zjarrfikësit e Shtipit kanë mbi 70 intervenime pas mbarimit të korrjes”. 

Çmimin e ndan Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë, si aktivitet në projektin “Ndërtimi i besimit në mediat e Evropës Juglindore: mbështetjen e gazetarisë si një e mirë e përbashkët” e mbështetur nga UNESKO dhe Bashkimi Evropian.

Storja e Jovanovës i referohet ndërhyrjeve të shpeshta të zjarrfikësve të Shtipit, të cilët janë rrezik potencial për ndezjen e zjarreve të mëdha, të cilat inicohen nga djegia e kashtës.

“Jam e nderuar të marr këtë çmim nga esnafi dhe komuniteti shkencor. Tema, siç mund ta shihni është për kashtë. Megjithatë jam inkurajuar dhe frymëzuar nga zjarrfikësit e Shtipit, të cilët dolën gjatë verës për të intervenuar në 40 gradë, ndërsa në ndërkohë digjej kashtë”, tha Jovanova në ceremoninë e sotme të ndarjes së çmimeve.

Krahas Jovanovës, sot mirënjohje nga KEMM ka pranuar edhe korrespondentja e MIA-s nga Kavadarci, Svetlina Darudova, për storjen “Humbje milionash, mbetjet e vreshtave ndotin në vend që të përdoren për energji”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More