Agjencia Zhurnal.mk

Virologu fitues i Çmimit Nobel në mjekësi: Ja pse nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit

Një nga temat kryesore të diskutimit rreth evolucionit të Covid-19, ka të bëjë me të ashtuquajturën “vala e dytë”. Virologu Bruce Beutler, fitues në vitin 2011 i çmimit Nobel për Mjekësinë është shprehur se nuk do të ketë një valë të dytë të Covid-19.

”Në shumicën e vendeve europiane dhe Shtetet e Bashkuara, duket se shkalla e rasteve të reja dhe shkalla e vdekshmërisë janë gradualisht duke u zvogëluar, edhe pse njerëzit i janë kanë filluar të dalin nga izolimi, i janë rikthyer aktiviteteve të prodhimit e tregtisë dhe po bashkëveprojnë më shumë me njëri tjetrin. Së bashku me bllokimet, ndryshimet në sjellje, të tilla si distanca sociale dhe përdorimi i maskave, duket se kanë pasur efekte mbrojtëse”.

Sipas tij, edhe popullsia nuk është më aq e ndjeshme sa në fillim, po ai bën apel që të mos ulet vigjilenca. Edhe pse mund të duket sikur virusi është zhdukur, nuk është aspak kështu, sipas virologut. Sipas fituesit të çmimit Nobel, një vaksinë kundër Covid-19 nuk do të jetë në dispozicion para vitit 2021 “dhe deri atëherë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lirojmë masat e kontrollit”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...