Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Virologu suedez për mutacionin suedez: Tashmë ekziston midis nesh

Ndërsa përhapja e koronavirusit po zgjerohet, zbulohen gjithnjë e më shumë mutacione, që tashmë ka edhe në Suedi, diçka që nuk i habit ekspertët.

“Viruset që përhapen do të zhvillojnë mutacione unike, por shumica absolute është e parëndësishme”, thotë profesori Matti Sällberg, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

Disa mutacione të ndryshme COVID-19 , britanike, braziliane dhe afrikano-jugore, tashmë janë gjetur në Suedi.

Midis tyre, varianti britanik përbën rritjen më të madhe dhe mutacioni vlerësohet të ketë 30-50 për qind infektivitet më të lartë se varianti i virusit që u gjet për herë të parë në Kinë.

Në të njëjtën kohë, ka raporte nga Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda se janë gjetur variante te reja koronavirusit.

Variantet kanë ngjashmëri me atë të Afrikës së Jugut dhe që vlerësohet të jenë më rezistente ndaj vaksinave. Diçka që tani shqetëson ekspertët.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për mutacione të mëtejshme. Për variantin e Afrikës së Jugut është padyshim më e keqja nga të gjithë”, shpjegoi koordinatori i vaksinave në Suedi, Richard Bergström.

Postime të ngjashme

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për korrupsion, dënohet me tre vjet burg

S.B.

Përhapja e koronavirusit, Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme

S.B.

Shpërthejnë protestat në Armeni/ Turma mësyn ndërtesën e qeverisë

S.B.

E fejuara e Khashoggit bën thirrje për ndëshkim të princit saudit

S.B.

Britanikët hapin shkollat nga 8 marsi, testim dy herë në javë për çdo nxënës e prind

S.B.

Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...