Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Virusi britanik me përhapje më të madhe në vend, Panovski: Të bëjmë shumë kujdes

Shkup, 31 janar – Kujdes më i madh dhe respektim i përpiktë i masave – kjo është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e llojit të ri britanik të koronavirusit, paralajmërojnë ekspertët. Mikrobiologu Nikolla Panovski thotë se ka prova shkencore që konfirmojnë se transmetimi i infeksionit me këtë lloj është rreth 50% më i shpejtë.

“Nëse kemi 10 vetë, ata do të infektojnë 15. Ndërsa, deri më tani do të infektonin 10. Ky është një numër i madh. Grumbullimet masive do të kontribuonin që ky virus që përhapet më shpejt, ngjitet më lehtë në hundën tonë, në mukozën e hundës, do të krijonte një pik të ri, raste të reja nëpër spitale dhe vdekje të reja. Pra, assesi të ketë grupime, veçanërisht në ambiente të mbyllura, sepse atëherë përhapja është më e madhe dhe do të ishte më e madhe se sa në nëntor”, tha Nikolla Panovski – mikrobiolog.

Sipas Panovskit, ka informacion në lidhje me llojin e ri të virusit se ai pjesërisht tregon pasqyrë tjetër klinike.

“Mungon simptoma e humbjes së shijes dhe nuhatjes që ishte në variantin e mëparshëm. Pra, ka disa të dhëna për pasqyrë tjetër klinike, vdekshmëria është ose pak më e lartë ose nuk është. Megjithëse nuk është vdekjeprurëse në mënyrë individuale, shohim vdekshmëri te një grup më i madh i pacientëve, do të rritet edhe vdekshmëria. Sa më shumë të sëmurë, sa më shumë të shtrirë, aq më shumë raste të vdekjes”, pohoi Nikolla Panovski- mikrobiolog.

Viktima e parë e mutacionit të ri të virusit tashmë është regjistruar në Maqedoninë e Veriut kurse deri më tani dy pacientë janë infektuar. Për shkak të rrezikut të përhapjes së shpejtë të virusit, shumë vende evropiane ndërmarrin masa më kufizuese dhe mbylljen e kufijve. Komisioni për sëmundje infektive në vend nuk rekomandon masa të reja për momentin. Mbetet mbajtja e detyrueshme e maskave, ruajtja e distancës dhe ndalimi i grupimit.

Postime të ngjashme

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Z H

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...