Maqedoni TOP LAJM

Virusi filloi të futet edhe nëpër çerdhe

Zhurnal Ads

Shkup, 13 shtator – Zhurnal.mk – Virusi filloi të futet edhe nëpër çerdhe. Deri ditën e djeshme, janë regjistruar disa raste pozitive në disa çerdhe në Shkup, Manastir dhe Shën Nikollë, informon Zhurnal.

Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, informuan se bëhet fjalë për një rast ku e punësuara është infektuar në çerdhen “Majski Cvet” në Manastir. Një rast tjetër ka të bëjë me një të punësuar në çerdhen “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup.

Sa i përket rastit të parë, janë izoluar të gjithë fëmijët nga kjo grupë, ndëras grupet tjera të fëmijëve mund të vazhdojnë të shkojnë në çerdhe dhe nuk ka rrezik për ta. Në izolim gjithashtu janë futur dhe pesë të punësuar në të njejtën çerdhe përshkak kontaktit që kanë ppatur me kolegen.

Në këtë objekt MSH po i ndërmer të gjitha masat për dezinfektimin e objektit dhe hapësirave brenda çerdhes.

Ndryshe numri aktiv i të infektuarve shënon 1920. Më së shumti ende ka në Shkup dhe Kumanovë. Shqetësuese është fakti që për vetëm tre ditë që u hapën çerdhet menjëherë filluan të paraqiten raste të reja të infektimit.

Sipas raportit të MSH-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë është 15694. I të shëruarve 13128 ndërsa gjithsej kanë ndëruar jetë 646 persona.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Edhe një tërmet tjetër dridhë Maqedoninë e Veriut

Z H

Janë gjobitur 182 shoferë vetëm nga Çairi

Z H

Do të ripërtëritet aksidenti i helikopterit në Strumicë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...