Virusi i barkut dominon në popullatë, Rexhepi: E nevojshme rehidrimi dhe elektrolitet

nga Redaksia

Shkup, 12 qershor – Dhimbje lukthi, barkqitje dhe të vjella janë simptomat prej të cilave po ankojnë shumë qytetarë e që kanë bërë të mbushen ambulancat dhe spitalet, thotë mjeku Shpëjtim Rexhepi. Sipas tij pasojë e kësaj janë virozat e traktit gastrointensinal. Mjeku Rexhepi apelon qytetarët që të përkujdesen për higjienën personale dhe pastrimin e mirë të ushqimit që konsumojmë, të jenë termikisht të përpunuara mirë, sepse vetëm kështu mund të mbrohemi nga çdo virus dhe sëmundje bakteriale.

“Pacientët në këtë periudhë vijnë me ankesa me simptome të dhimbjes së barkut, ndjesitë e të vjellurit, vjellje, ngërçe të barkut, molisje, jashtëqitje si dhe humbje të oreksit. Pasojë e kësaj janë virozat e traktit gastrointensinal, pacientët vijnë më këto simptome dhe padyshim se ju rekomandojmë të dehidrohen ata të cilët kanë dehidruar dhe i rekomandojmë që të mbajnë një dietë ushqimore, ku nuk duhet të përdorin shumë karbohidrate, nuk duhet të përdoren ushqimet që mbahen jashtë frigoriferit, si dhe të kenë kujdes nga temperaturat e nxehta të momentit.”, u shpreh mjeku Shpëjtim Rexhepi.

Mjeku Rexhepi thotë se simptomat e virusit të barkut zgjasin 3–deri në 5 ditë.

“Simptomat e traktit gastro-intensinal që i përmendëm më herët zgjasin prej 3 deri në 5 ditë, ku pacientët rekomandohet të marrin lëngje sa më tepër, të marrin probiotik, elektrolite pasiqë ata nëpërmjet nëpërmjet të vjellurit dhe jashtëqitjeve dehidrohen dhe patjetër duhet ti kompozojnë ata nëpërmjet formave të ndryshme të lëngjeve ose infuzioneve.”, u shpreh Rexhepi.

Mjeku Shpejtim Rexhepi njëherit rekomandon për kujdes më të shtuar në temperaturat e larta të kenë personat me sëmundje kardiovaskulare, gratë shtatzëna si dhe fëmijët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More