Covid 19 Shqipëri

Virusi jashtë kontrollit në Shqipëri, 10 mijë të infektuar aktivë, fatura të kripura kurimi…

Zhurnal Ads

Rriten sërish rastet ditore me COVID-19. Po ashtu edhe urgjencat në spitale.  Në të gjithë vendin numri i të infektuarve aktivë ka shkuar mbi 10 mijë, çka do të thotë se edhe rreziku i infektimit është rritur ndjeshëm duke marrë në konsideratë edhe faktin që shifra e të infektuarve mund të jetë disa herë më e lartë.

RASTET

Tirana vijon të jetë vatra kryesore. Por, ndërkohë, një numër të konsiderueshëm rastesh janë regjistruar edhe në qytete si Durrësi, Fieri dhe Shkodra. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnjë, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër; 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet, 3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e kaluara, sipas ministrisë kanë humbur betejën me sëmundjen 4 pacientë. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64-vjeçar nga Vlora, një 65-vjeçar nga Fier, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”. E rënduar paraqitet situata edhe në spitalet COVID, ku aktualisht po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Prej disa ditësh është hapur edhe COVID 3, që janë pavijonet e ish-Kirurgjive në QSUT. Pavarësisht shtimit të rasteve dhe rritjes së urgjencave, Kryeministri Rama tha të martën se spitalet janë ende larg të qenit në kolaps.

DASHO

Parashikimet ogurzeza të qeverisë duket se kanë pasur prapavijë politike. I këtij mendimi është eksperti i shëndetit publik, Erin Dasho, i cili ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në menaxhimin e situatës. Në prill, vë në dukje doktori, u parashikuan 18 mijë të vdekur, ndërkohë që deri tani numri i tyre zyrtarisht jepet 536. Po ashtu, në korrik u parashikua se piku i famshëm do të vinte në gusht, ndërkohë që në gusht nisi rritja e pandalshme e numrit të rasteve, e cila ende vazhdon.

“Parashikimi apokaliptik për vdekjet synonte të justifikonte politikën e terrorit gjatë karantinës, kurse parashikimi mbi pikun në korrik u bë nga Skënderbeu jr., kur duhej mbrojtur padroni nga akuzat për dështim të përgjigjes ndaj COVID”, ka shkruar Dasho në rrjetet sociale. Ajo që është duke ndodhur aktualisht sipas tij është që pacientët e infektuar po preferojnë të trajtohen në shtëpi pasi u frikësohen spitaleve të rilindur. Doktori shton po ashtu se fatura e trajtimit të COVID në shtëpi shkon nga disa qindra deri në disa mijëra euro dhe se çdo shqiptar që ka mundësi zgjedh trajtimin në Turqi, ku fatura e trajtimit është edhe më e kripur. “Kryeministri po përpiqet t’i përdorë kolegët tanë si një grup Nastradinësh që t’i shërbejë si rrufepritës për lajthitjet dhe dështimet e qeverisjes së tij aventureske që u materializua dhe kulmoi kaq dhimbshëm dhe frikshëm në përballjen me COVID-in”, mbyll statusin e tij Dasho.

Postime të ngjashme

Hajdari kërkoi të mblidheshin nesër/ Gjiknuri, as po as jo: Gati të diskutojmë. Në rast se opozita jashtëparlamentare do vazhdojë të refuzojë ftesën, atëherë ju…

admin

BE i dhuron Shqipërisë 30 respiratorë

H S

Parku i Ri Fotovoltaik i Spitallës, Rama: 70% e prodhimit të jetë për tregun e brendshëm

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...