Agjencia Zhurnal.mk

Virusi Korona po e dëmton ekonominë

Shkup, 24 mars – E gjithë bota, e po ashtu edhe Maqedonia e Veriut, po bëjnë përpjekje për të gjetur masat se si të përballojnë pasojat ekonomike që duket se do t’i shkaktojë virusi Korona.  

Profesori universitar, Rilind Ademi, thotë se në rrethana të këtilla të krizës si opsion mbetet injektimi i kapitalit.  

Ai e vlerëson pozitiv veprimin e Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut për uljen e normës bazë të interesit me qëllim lirimin e likuiditeteve drejt sektorit financiar dhe drejt sektorit real.  

Ademi thotë se BE është duke menduar nevojën e imitimit të një euro obligacioni “korona virus”, e cila do të plasohet në tregtitë ndërkombëtare të kapitalit dhe thithjen e likuiditetit.  

Në këtë vijë qëndron edhe qëndrimi i Qeverisë në emetimin e një borxhi në vlerë prej 600 milion eurosh që do t’i vijë në ndihmë ekonomisë së vendit. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...