Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Virusi më shumë shpërndahet në grupime të mëdha dhe ahengje, tregojnë anketat

Zhurnal Ads

Shkup, 26 nëntor, zhurnal.mk – Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Besim Zekiri, thotë se coronavirusi në përgjithësi përhapet nga grupimet e mëdha dhe festat, ku njerëzit janë pa maska dhe nuk i respektojnë masat tjera për mbrojtje.

Sipas tij, vatrat e virusit gjenden me vështirësi në kushtet kur ka numra të lartë të rasteve të reja. Ai thotë se anketat epidemiologjike ndihmojnë nëse bëhen me kohë.

“Mënyra e përhapjes kryesisht është në grupime të mëdha, ahengje, ku njerëzit ekspozohen pa maska dhe nuk kanë kujdes për masat tjera për mbrojtje. Është e vështirë të gjenden vatrat në kushtet kur kemi numra të lartë të rasteve të reja, por vatrat kryesore janë në familje dhe organizata punuese”.

“Epidemiologët tashmë një kohë të gjatë punojnë jashtë orarit dhe gjatë fundjavave, por edhe përkundër kësaj, anketat bëhen me vonesa. Anketat ndihmojnë nëse bëhen me kohë, me çka të izolohen të infektuarit dhe kontaktet e tyre”, tha mjeku Zekiri për “A1on”.

Ai shtoi se është e nevojshme të përforcohen kapacitetet, por kjo është e pamundur pasi duhen specialistë, gjegjësisht epidemiologë.

Ndryshe, në nivel ditor Qendra e Shëndetit Publik në Shkup arrin të bëjë 60 anketa, edhe pse ditëve të kaluara numri i të infektuarave ka qenë 500.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Milevski: Kemi krijuar bazë për projekte për zhvillim rajonal të mbështetura nga fondet e BE-së

Z H

Pensionimi pesë vjet para kohe, i pamundur

T E

Dimitrov nënshkroi grant me ambasadoren Haneda, Japonia do të ndihmojë RMV-në me mbi 800 mijë euro

E.E.

Panel diskutim “Katedra Adenauer 2020”: Sfida parazgjedhore dhe perspektivat e BE-së

Z H

Alarmante/393 të infektuar, 4 të vdekur e 90 të shërruar, ja bilanci i frikshëm me Covid 19

T E

Zaev: Pason certifikim serioz që duhet ta kalojmë në suaza të procedurës në anëtarësimin në NATO

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...