Virussia: Si është kushtëzuar Serbia nga Rusia që të mos e njohë Kosovën?

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Rusia, Serbisë i ka kushtëzuar me dhënien e Industrisë së Naftës Serbe Rusisë.

Kështu pohon eksperti serb i sigurisë, Darko Trifunoviq në pjesën e tretë të dokumentarit “VIRUSSIA”, duke shtuar se rusët gazin e tyre e kanë sjell për aspekt politik.

“Drejtpërdrejt lidhet dhënia e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) me pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ata me energjinë e tyre, e sjellin edhe segmentin politik”, shprehet Trifunoviq.

Sipas tij, përvec kësaj, Serbia gazin rus e blen më shtrenjtë se Kroacia.

“Aktualisht Serbia e blen gazin rus, i cili është më shtrenjtë se gazi i njëjtë rus, i cili kalon përmes Serbisë në Kroaci. Sepse, Kroacia e ka edhe operatorin e tretë dhe atje nuk ka monopol”, thotë ai.

Drejtoresha e Qendrës për Studimeve Euro-Atlantike me qendër në Beograd, Jelena Miliq tregon se Rusisë nuk i konvenon normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse ekziston dikush që nuk i konvenon normalizimi i marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, atëherë ajo është Rusia”, tregon Miliq.

Ndërsa, Ilir Kulla, këshilltar i presidentit të Shqipërisë, thotë se “Rusia është kthyer kundërshtari ma i madh i pavarësisë dhe shtetit të Kosovës”.

Për ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, Rusia është ajo që e përdor Serbinë për t’i përmbushur interesat e saja.

“Rusia i ndjek interesat e saj në rajon dhe Serbinë e përdor vetëm si platformë për të përmbush qëllime të caktuara, qoftë në planin afatshkurtër, qoftë në planin afatgjatë. Në mes të 2007-së, e deri në dhjetor të 2007-së, është parë që Rusia ka qëllim dhe agjendë tjetër, kurse qëllimi dhe agjenda tjetër ka qenë që të dështojnë negociatat, të pamundësohet shpallja e Kosovës së pavarur”, pohon Hoxhaj.

Në fund, ish-drejtuesi i inteligjencës së Shqipërisë, Fatos Klosi në këtë dokumentar thotë se, Rusia nuk është ekonomikisht një vend që mund të investojë në një vend tjetër.

“Në aspektin ekonomik Rusia nuk është akoma një vend ekonomikisht në gjendje të tillë që të mund të investojë, sepse kjo është influenca ekonomike – të arrish të investosh në një vend tjetër. Rusët nuk janë në këtë situatë”, ka thënë Klosi.

Në pjesën e tretë të dokumentarit “VIRUSSIA” flitet edhe për atë se pse udhëheqësit serbë ishin në një vizitë të fshehtë në Moskë, skandalet e ambasadorëve të Vladimir Putinit në Ballkanin Perëndimor dhe kush është filozofi i presidentit rus që përdor ekstremistët nëpër botë. /RTK/

VIRUSSIA – PJESA 3 – TITRA SHQIP

VIRUSSIA – PJESA 3 – TITRA SHQIP

Posted by RTK on Thursday, September 30, 2021

Related posts

Partia Demokratike rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh mungesë

N E

Mark Marku jep dorëheqjen nga mandati i deputetit të PD

D V

Policia gati të jetë pjesë e INTERPOL-it

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More