Visar Ganiu angazhohet edhe për fëmijët, organizon “Karvani i fëmijëve të Çairit”

Shkup, 28 gusht – Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu në rrjetin social fajsbukë, njofton se Parku i Çairit dhe Lagjja Gazi Babë dukeshin të veçantë të premten me aktivitetet e shumta që zhvilluam bashkë me fëmijët e lagjeve.

 

“Me shumë art, muzikë, sport, film dhe pa fund argëtim për më të vegjlit tanë, por gjithnjë duke i respektuar masat anti-kovid u zhvillua dita e parë e “Karvanit të fëmijëve të Çairit”.

Ky aktivitet që po mbahet në prag të fillimit të vitit shkollor në Komunën tonë. Do të ketë edhe vazhdimin e vet ditën e hënë me datë 30.08.2021 në Lagjen Seravë (Fusha e sportit në SHFK “Hasan Prishtina”) dhe Lagjen Fushë Tophanë (Parku i madh).

Një falenderim të veçantë për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij Karvani, arsimtarë dhe edukatorët e shkollave e të çerdheve që aderojnë në Komunën tonë, artistët e Galerisë Kombëtare, aktorët që animuan fëmijët: Hamdi Rashitin, Valdeta Ismaili, Mentor Nuredinin, Blerim Dardhishtën, Mentor Kurtin, Gent Toskën. Dhe falënderimi më i veçantë drejtohet në adresën e fëmijëve që i dhanë hijen më të bukur të mundshme këtij Karvani.”, shkruan Ganiu, transmeton Zhurnal.mk

Related posts

Pendarovski, Biden: Partneriteti ynë do të vazhdojë të jetë në dobi të popujve tanë në vitet që vijojnë

D V

MSH: Të gjitha dokumentet janë gati për inspektim, mbështetje e plotë për hetimin

N E

Cipras: Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me vizion për të ardhmen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com