Visar Ganiu: Çdo lagje e Çairit do të bëhet me pishinë për fëmijë!

Shkup, 28 shtator – Kryetari aktual i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili është edhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e 17 Tetorit, sonte ka marë pjesë në hapjen e Shtabit Komunal të BDI-së në Komunën e Çairit.

Ganiu ka thënë para të pranishmëve se në mandatin katërvje;ar ka realizuar 80 për qind të projekteve të premtuara në zgjedhjet e kaluara, kurse ka numëruar një sërë projektesh për mandatin e ardhshëm.

Ai ka premtuar se komuna e Çairit do të jetë shembull për komuna tjera kur janë në pyetje investimet strategjike.
Zhurnal ju sjell fjalimin e plotë të Ganiut të mbajtur sonte në Çair:

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, veteranë të Ushtrive Clirimtare të Kosovës, i nderuar Forum i Gruas, i nderuar Forum Rinor, e nderuar bartëse e Listës në komunën Cair, zonja Sermine Purini, i nderuar bartës për Keshillin e Qytetot të Shkupit, zotëri Ardian Muca.

Njëri më pyeti se si ndihem sonte,

Nuk kam se si të ndjehem më mirë, kur krah për krah këtu e kam strukturën e BDI-së në Cair, kur këtu bashkë e kemi Forumin e Gruas, kur këtu Baashkë e Kemi forumin Rinor, kur këtu bashkë i Këshillat Vendore, duke filluar nga Luan Haradinaj, Fushë Topanë, Skender Metallari, Dizhon 1, Dizhon 2, Liria, Teli, 28 Nëntori, Dyqanxhiku.

Të nderuar motra dhe vëllezër, kemi bërë shumë dhe kemi akoma për të bërë. Ne dolëm para katër viteve me një program të cilin mbi 80 për qind e kemi realizuar. Ne dolëm edhe me llogaridhënie para jush dhe para qytetarëvë të Cairit për t’i dëshmuar peojektet tona.

Ne në fund të këtij katërvje;ari, kemi përgatitur llogaridhënien se ;ka është punuar katër vite në Çair. Por ne prapë dalim me Prograrim tonë ku një seri projektesh kapitale që i përmendi edhe kryetari i parë i SHkupit të Vjetër, zotëri iZtem Mexhiti. Pra ne, parafolësit e mi, asnjëri nuk u mor me oponentët politikë, për shkak se ne nuk kemi kohë të meremi me ata, për shkak se ne kemi projektye para vete dhe ato projekte duhet realizuar.

Pra këtu jemi të gjithë së bashku, sepse ;do herë me ndihmën tuaj kemi realizuar projektet.

E|dhe unë dua të ceki, për shkak se rrugët, bulevardet tona që i kemi per ti realizuar në projektet e ardhshme, ato janë arteria e zhvillimit lokal ekonomik tek ne.

Bashkërisht do i bëjmë edhe planet tona urbanistike me të cilat do të parashohim më shumë parkingje, më tepër gjelbërim dhe kuptohet më tepër korsi për bicikleta dhe shtigje për vrapime.

Ne investuam për sportin, investuam në salla të reja sportive, një e përfunduam dhe e lëshuam në përodrim, tjetrën e filluam, për një tjetër është miratuar prjekti për rikonstruim total. Por nga ana tjetër nuk ndalemi këtu, jemi shumë mëm të avancuar se të tjerët, për shkak se synimi ynë dhe mua si një profesor i sportit më takon që të luftoj të siguroj pishina në ;do lagje për fëmijët tanë dhe noti të jetë pjesë përbërëse e procesit edukativo arsimor tek ne.

Vëllëzër dhe motra, Ardiani ishte modest dhe tregoi për projektet që i ka realizuar dhe do ti realizojë, por duhet cekur edhe një herë se jemi komuna e tretë me investime për parqe dhe gjelbërime.

Çdo kush që mundohet të na japë ndonjë etiketë tjetër e ka kot, për shkak se ne jemi ata të cilët këtë e dëshmojmë. Mbi 110 mijë metra katrorë parqe dhe gjelbërime janë rikosntruuar dhe revitalizuar në komunën e Çairit. Këtë e ndjejnë qytetarët. Ne këtu nuk ndalemi. DUke pasur parasysh komplekset si ai në Serovë ne me siguri se do të krijojmë edhe hapësira të reja për komunën tonë të zemrës.

Nuk do të ju mar më shumë kohë, sepse ky nuk është tubim, por vetëm hapje e shtabit komunal zgjedhor. Prej këtu do t’i përcjerllim idetë e qytetarëve për katër vitet e ardhshme.

Ju siguroj se bashkë me ju, me ndihmën e Këshillit Komunal, me ndihmën e Qytetit, deputetëve dhe me Qeverinë do të realizohet ;do projekt që është paraparë në Programin tonë te i cili do të keni qasje edhe në formë elektronike.
Edhe një herë të ju sqaroj-Ne nuk e bëmë në prag të zgjedhjeve nënshkrimin për 12 garazhet në kate. Ajo është një dezinformatë që mundohen ta bëjnë oponentë tanë, se kinse qenka trik para zgjedhjeve. Jo vëllezër dhe motra, në mënyrë permanente Izet Mexhiti, me kabinetin qeveritar, me Ali Ahmetin, duke pasur edhe ndihmën e kryeministrit me kompaninë në fjalë kemi vedosur kontakte dhe kemi përgatitur planet e biznesit dhe fizibiliti.

Do të jemi komuna e parë pilot dhe shembull edhe për komunat tjera duke sjellur investime strategjike në komunën tonë. Garazhat në kate do të jenë realitet dhe në këtë mënyrë ne sigurojmë partnerin e sigurtë, një firmë si; është Mabetex për të realizuar ëtë projekt.

Çairi edhe sonte po dëshmon se është krah për krah me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veiut, Ali Ahmeti, kurse me fitoren e 17 tetorit përmbyllim dy mandate të suksesshme në menaxhimin dhe udhëheqjen e komunës së Çairit.

Related posts

ASH-AAA nderuan 14 viktimat nga tragjedia në Tetovë

D V

Zhvillimi Ekonomik Lokal prioritet në Programin për Gostivarin që duam

D V

MSH: Janë hospitalizuar 16 pacientë me Kovid, vaksinimi është parandalimi i vetëm nga vala e re

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More