Visar Ganiu: Gratë përmes kulturës po emancipojnë Kombin

Shkup, 4 tetor – Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, i shoqëruar nga bashkëshortja Nazime Ganiu, mori pjesë në panel diskutimin ‘Sfidat dhe meritat e gruas në kulturë’, të organizuar nga Forumi i Gruas i BDI-së.

 

Në panel ku të ftuara ishin gra të suksesshme nga profesione të ndryshme, Ganiu tha se Komuna e Çairit gjatë katër viteve të kaluara, por jo vetëm, ka bërë përpjekje për kyçjen e grave në secilin nivel qeverisës, andaj edhe sot në nivel komune mbi 60 për qind e institucioneve dhe drejtorive janë gra të suksesshme.

‘Thënë të drejtën, krahasuar me kohërat e më hershme, sot jemi në gjendje shumë më të mirë. Një kohë, në gishta mund t’i numëroje gratë me shkollim sipëror kurse sot gratë shqiptare mbartin postet dhe përgjegjësitë më të larta. Dhe jo vetëm poste politike, por edhe poste kulturore dhe intelektuale e që mund të njihen edhe si elitë apo avangardë shoqërore’ tha Ganiu para grave shkupjane.

Ganiu tha se gruaja sot ka shumë sfida, ashtu siç ka sfida edhe shoqëria, por për ta parë nivelin e emancipimit të një shoqërie, atëherë duhet shikuar nivelin emancipues të gruas në atë shoqëri. Gruaja e emancipuar është shëmbëlltyra më e mirë një shoqërie, tha kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat për këtë detyrë në 4 vitet e ardhshme, Visar Ganiu.

‘Kur ju gratë kultivoni kulturën, siç po e bëni sot përmes këtij aktiviteti, kjo do të thotë se vetëdija për një vizion të ardhshëm për gruan shqiptare është i qartë. Kjo më gëzon dhe më jep shpresë‘, tha Ganiu. Ai nga panel diskutimi i sotëm, u rizotua se në mandatin e ardhshëm, Komuna e Çairit do të ketë një nënkryetare.

Aktiviteti i sotëm u përkrah nga Qendra Informative Kulturore e udhëhequr nga bartësja e listës së këshilltarëve të BDI-së në këto zgjedhje znj. Sermine Purini, ndërsa në panel diskutim morën pjesë aktorja Drita Kaba Karaga, historiania e artit Narona Luma Veseli, shkrimtarja Lira Bojku dhe piktorja Teuta Hoxha Imeri. Pjesën artistike muzikore e performoi artistja Agnesa Çavolli.

Related posts

Osmani u takua me diplomatët e sapozgjedhur të diasporës

R Zh

Holshtajn: Ueb faqja për marrje të vizës së punës gjermane në orët e para ka pasur mbi 50.000 shikime

N E

Shahpaska: Komunat të përfshihen në mënyrë aktive në formimin e shërbimeve sociale në nivel lokal

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More