Visar Ganiu inspekton punimet në Sahat Kullë – Investim prej 1 milion euro për ujësjellësin dhe kanalizimin

nga Redaksia

Shkup, 2 korrik 2025 – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka vizituar sot zonën e Sahat Kullës për të ndjekur nga afër punimet që po realizohen në kuadër të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për këtë vit.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik – një projekt kapital me vlerë prej 1 milion euro, që sipas Ganiut, do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj lagjeje të rëndësishme të Çairit.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të programit kombëtar “100 milion euro për komunat”. Sipas kryetarit Ganiu, punimet po ecin sipas planit të parashikuar dhe kanë marrë përkrahje të gjerë nga komuniteti lokal.

“Sahat Kulla është një nga zonat më të vjetra dhe më të rëndësishme të Çairit, dhe ky investim është dëshmi e përkushtimit tonë për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe infrastrukturë moderne për qytetarët,” tha Ganiu në deklaratën e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More