Visar Ganiu prezanton projektet e realizuara para qytetarëve të Çairit (Video)

Shkup, 12 tetor – Mbrëmë në Çair Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti tubim masiv me qytetarët ku prezent ishin gati e gjithë kryesia e partisë në krye me liderin Ali Ahmeti.

Në këtë tubim, përpos kryetarit të partisë, fjalim mbajti normalisht edhe kryetari i komunës Visar Ganiu.

Ai para qytetarëve shpalosi të gjitha projektet e realizuara gjatë mandatit të tij katër vjeçar deri tani. Ai së pari falenderoi qytetarët të cilët ia besuan punën si kryetar komune dhe për mbështetjen që ia dhanë vazhdimisht gjatë çdo sfide.

“Duke iu faleminderuar për prezencën tuaj sonte këtu gjej mundësinë t’iu falenderoj edhe për mbështetjen e katër viteve e mëparshme duke më dhënë besimin që të drejtoj komunën e Çairit, shtëpinë tonë të përbashkët.

Ju ishit partner kryesor i imi në realizimin e premtimeve që kishim dhënë, ju ishit forca më e madhe në tejkalimin e sfidave që mund të rastisnim rrugës. Ju ishit kritika dhe përkrahja ime më e madhe njëkohësisht. Ju ishit bashkë me mua në realizmini e çdo ideje të programit tonë zgjedhor.

Më duhet të pranoj se e kisha shumë herë më të lehtë menaxhimin e komunës mbi themelet e punëve të mira që tashmë i kishte vendosur kryetari i mëparshëm z.Izet Mexhiti në Çair. Trashëgova raporte të shkëlqyeshme institucionale, miqësore me komunën tonë në plan vendor dhe ndërkombëtar. Sot mund të themi se rumbullakësuam një mandat të suksesshëm në Çair”, shprehet Ganiu.

Më tej Ganiu shpalosi projektet e realizuara në çdo fushë që nevojiteshte sikurse në infrastrukturë rrugore, ndërtimin e çerdheve, rinovimin e objekteve shkollore, dhënien e legalizimeve, gjelbërimin e parqeve e të tjera.

“Asfaltuam dhe rikonstruuam rrugë, krijuam korsi për biçikleta dhe trotoare. Investuam mbi 4 milion euro në infrastrukturë nëntokësore, në riparim të ujësjellësit, kanalizimeve dhe rrjeteve atmosferike. Kemi krijuar rreth 1500 vendparkime prej të cilave 220 vetëm në Bit Pazar. Çështja e legalizimit si një problem që na ka tanguar një pjesë të madhe të qytetarëve të Çairit si proces gati i rumbullakësuar ku nga 12 mijë kërkesa të parashtruara janë ndarë 9500 fletëpronësi. Kemi investuar në përmirësimin e kushteve me standarde bashkëkohore në të gjitha shkollat fillore dhe çerdhe. Për momentin po ndërtohet çerdhja më e madhe në vend e cila pranon mbi 350 fëmijë. Kemi themeluar qendrën rinore në Çair, leximore me pajisje krejtësisht të reja. Bashkë me Ardianin kemi gjelbëruar shumë parqe, kemi zbukuruar lagjet tona e i kemi pasuruar me lodra për fëmijë e fitnes zona si një mundësi e mirë e rekreacionit. Çarshisë së Shkupit ia kthyem shkëlqimin me rregullimin e vitrinave dhe sanimin e kalldërmës, projekt i cili do të vijojë më tej me të njejtin përkushtim edhe gjatë këtij mandati”, shprehet Ganiu.

Për më tepër rreth punimeve dhe projekteve të realizuara nga Visar Ganiu në katër vitet e fundit, mund ta ndiqni press konferencën e vet kryetarit të komunës, të mbajtur mbrëmë në Çair së bashku me simpatizuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Fjalimi i Visar Ganiut, në tubimin e mbrëmshëm në Çair.

Posted by ZHURNAL.MK on Tuesday, October 12, 2021

Related posts

Zaev nga Debërca: Investimi në infrastrukturë është investim në zhvillimin

D V

Ziadin Sela në Tetovë: Jemi dëshmuar me menaxhim në komunat tjera, me Vullnet Murselin do dëshmohemi edhe në komunën e Tetovës

Redaksia

Forumi i gruas BDI-Çair: Fuqishëm, bindshëm dhe furishëm shkojmë në fitore të sigurtë të Visar Ganiut!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More