Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Visar Ganiu: Siguruam 40 milionë denarë për infrastrukturë, rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal për Dizhonin

Shkup, 10 maj, Zhurnal.mk – “Të gjitha rrugët e lagjes Dizhon sot ishin në qendër të vëmendjes sonë në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra për mirëmbajtjen e pastërtisë publike”, ka shkruar ne rrjetin social Facebook kryetari i komunës Visar Ganiu.

“Për larjen dhe dezinfektimin përdorëm makineri speciale dhe veprimin në këtë drejtim e realizuam bashkë me shërbimet e NP “Higjiena Komunale”.

Dizhoni vazhdon të jetë në fokusin tonë duke përkujtuar edhe faktin se ditë më parë siguruam 40 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në 6 rrugë të saj. Ndërsa aktualisht drejt përfundimit janë punimet për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit еdhe në disa rrugë tjera të kësaj lagje!

Aktivitetet e këtilla të pastrimit do ti vazhdojmë çdo natë edhe në lagje tjera. Pastërtia është shëndet, të kujdesemi për mirëmbajten e saj!”, bënë të ditur Ganiu

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...