Visar Ganiu u takua me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja

Shkup, 16 shtator – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ishte nikoqir i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Komunës së Çairit, gjatë këtij takimi, Llatja dhe Ganiu kanë bashkëbiseduar për çështje mjaftë të rëndësishme për dy institucionet që i drejtojnë, Komunën e Çarit dhe Bashkinë e Elbasanit dhe janë dakorduar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. 

“Gjithashtu, u zotuam se do të angazhohemi edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në shumë fusha, që padyshim do të jenë tejet të dobishme për mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve”, ka thënë kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. 

Nga Komuna e Çairit, shtojnë, se në takimin e sotëm ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Adi Qose dhe profesori Driton Kuçi. 

Related posts

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Filipineve vendosën marrëdhënie diplomatike

D V

Spasovski: MPB-ja maksimalisht është e përgatitur t’u përgjigjet sfidave rreth sigurisë së procesit zgjedhor

D V

Takim Zaev-Kop: Mbështetje e vazhdueshme nga Holanda për eurointegrimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More