Vitamina B12: Pesë arsye se përse ju nevojitet më shumë kjo vitaminë

nga Xh M

Krijimi i një diete të balancuar është gjë e mirë për shëndetin

Ndonëse synimi i shumicës është plotësimi i sasive të rekomanduara të makronutrientëve, faktikisht ka shumë përfitime shëndetësore edhe nëse i maksimizoni nivelet e mikronutrientëve – posaçërisht kur është fjala për vitaminën B12.

Ekspertët bëjnë të ditur se mungesa e kësaj vitamine bën që të keni ligështim të muskujve, të ndieni lodhje, të keni probleme me kujtesë, marramendje, probleme me frymëmarrje, etj.

Trupi juaj nuk mund ta krijojë vitaminën B12 vetvetiu, prandaj i duhet ta merr këtë vitaminë përmes ushqimit.

Vitamina B12 kryesisht gjendet në mish, peshk, ushqime të detit, produkte djathore dhe në vezë, por edhe mund ta merrni si suplement, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, para se të vendosni të kujdeseni më shumë për nivelet e kësaj vitamine, normalisht se duhet t’i dini të cilat përfitime shëndetësore që i sjell kjo vitaminë:

1: Vitamina B12 është esenciale për nivele më të mëdha të energjisë.

2: Vitamina B12 e përmirëson funksionin e trurit dhe e rritë disponimin sepse ka rol kyç në krijimin e serotoninës dhe dopaminës.

3: Vitamina B12 ju mbron nga sëmundjet e zemrës duke i zvogëluar nivelet e homocisteinës

4: Vitamina B12 jua zgjidhë problemet e pagjumësisë duke prodhuar më shumë melatonin – hormon i gjumit

5: Vitamina B12 i mban flokët dhe lëkurën të shëndetshme sepse luan rol kyç në riprodhimin e qelizave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More