Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Vitamina D dhe trajtimi kundër COVID-19: Cila është e vërteta

Përderisa COVID-19 është përhapur nëpër të gjithë botën, së bashku me të janë përhapur edhe dezinformata të shumta se si duhet të trajtohet sëmundja. Por dezinformatat nganjëherë mund të krijohen përreth disa ideve që ngërthejnë një dozë të së vërtetës, dhe kjo është gjëja më e vështirë për t’u vërejtur

Lloje të ndryshme trajtimesh janë sugjeruar për sëmundjen COVID-19. Hidroksiklorokina, ivermectini dhe vitamina D – të gjitha ose janë duke u studiuar ose janë studiuar. Sugjerimi fillestar se një trajtim është efektiv dhe më pas të zbulohet se nuk është studiuar mjaftueshëm është pjesë e një procesi normal shkencor.

Ekziston një logjikë pse vitamina D mund të jetë e dobishme për ta parandaluar apo trajtuar COVID-19. Ky bar luan rol në sistemin imunitar dhe rekomandohet që ta marrin të gjithë nëpërmjet pilulave gjatë dimrit, kurse ata që kanë mungesë të saj udhëzohen që të pinë pilula gjatë tërë vitit. Deri më tani, asnjë studim nuk ka treguar bindshëm se kjo vitaminë ka ndikim për ta parandaluar apo trajtuar sëmundjen COVID-19.

Është e kuptueshme se përdorimi është dhënë si këshillë nëpërmjet rrjeteve online. Megjithëkëtë, disa kanë shkuar edhe më, duke sugjeruar nëpër forume qeveritë se “mezi që po e përmendin” efikasitetin e vitaminës D, porse në vend të kësaj po përqendrohen në “vaksina dhe gjurmime”. Kishte raste kur ishte sugjeruar se vitamina është duke u shpërfillur, shkaku se Organizata Botërore e Shëndetësisë “punon për Big Pharman”.

Çfarë thonë studimet?

Shumë studime kanë shpërfaqur një lloj ndërlidhjeje midis vitaminës D dhe rezultateve të COVID-19, por dëshmitë janë vëzhguar – që do të thotë se është analizuar se çfarë ndodh me njerëzit që kanë nivel më të lartë apo më të ulët të vitaminës D, pa i kontrolluar faktorët e tjerë.

Studimet vëzhguese kanë treguar se grupe të caktuara njerëzish kanë gjasa që të kenë mungesë të vitaminës D dhe të preken nga COVID-19 – të moshuarit, obezët, njerëzit me ngjyrë. Ka mundësi se mungesa e vitaminës D është arsyeja pse këto grupe janë në rrezik më të lartë ose mund të ketë edhe faktorë të tjerë shëndetësorë e mjedisorë që mund të ndikojnë në rënien e nivelit të vitaminës D dhe infektimit më të lehtë me virus.

Shërbimi Kombëtar britanik i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar se personat me ngjyrë duhet që ta marrin parasysh përdorimin e tabletave të vitaminës D “gjatë tërë vitit”. Niveli i vitaminës mund të bjerë si pasojë, e jo si shkak, i sëmundjes.

Studimet spanjolle

Image

Një punim i veçantë i kryer nga Universiteti i Barcelonës ka tërhequr vëmendje të veçantë, duke pretenduar se është pikërisht një studim specifik i këtij lloji. Studimi ka sugjeruar se vitamina D është treguar e suksesshme, pasi që është shënuar rënie prej 80 për qind e numrit të pacientëve në kujdes intensiv dhe 60 për qind rënie të vdekjeve, shkaku i COVID-19. Është shpërndarë në të katër anët në internet. Por që nga ajo ditë është rifreskuar me “shqetësimet rreth përshkrimit të studimit” dhe revista shkencore “Lancet” ka nisur një hetim rreth studimit.

Përmirësimi nuk është shpërndarë aq shumë sa studimi fillestar. Vitamina D u është dhënë reparteve të tëra që kujdesen për pacientët, varësisht se sa të sëmurë janë ata, e jo vetëm rastësisht mes disa njerëz. Dhe pacientët me COVID-19 të përfshirë në këtë studim, të cilët më pas kanë vdekur, kishin pasur nivele të ndryshme të vitaminës, duke sugjeruar se së pari ata ishin më të sëmurë.

A ka dëme?

Kur zbulimet përshtaten me pikëpamjet e njerëzve për botën – për shembull se “gjërat natyrale nuk mund të shkaktojnë dëm”, profesori Sander Van der Linden, psikolog në Universitetin e Cambridges, ka shpjeguar se atëherë ka më shumë gjasa që diçka të shpërndahet.

Pasi ka llogari online të shëndetit natyral dhe të mjekësisë alternative dhe njerëz që e përkrahin ideologjinë kundër vaksinimit, ato mund të mbulohen.

“Llogaritë kundër vaksinimit janë të lidhura me tema të tjera – religjioni, mjekësia bimore dhe alternative, komuniteti natyral”, ka thënë profesori Van der Linden.

Kjo do të thotë se ata mund të ndajnë tema, ku mund të lidhen me njerëzit që kanë këto interesa dhe ta shpërndajnë një mesazh, për shembull, “nuk duhet të vaksinoheni, thjesht përdorni vitamina D”, pa u vërejtur nga dikush tjetër se ky mesazh është kundër vaksinimit, ka shpjeguar ai.

Vitamina D është relativisht e sigurt, kështu që dezinformata nuk është e dëmshme.

Profesori Van der Linden ka shpjeguar se rreziku është kur njerëzit mendojnë se këto tableta janë kurë që sjellin mrekulli dhe nuk kanë nevojë për vaksina, maska apo distancë sociale.

Postime të ngjashme

Dy përfitime shëndetësore nga pirja e çajit të karafilit

S.B.

Pastinaku – I provuar si afrodiziak, mbron zemrën dhe mëlçinë, por ul edhe presionin e gjakut

S.B.

90 për qind e të rriturve kanë këtë problem të zakonshëm shëndetësor por nuk e kuptojnë – ja cilat janë simptomat

S.B.

Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin

S.B.

Llojet dhe trajtimi i alergjive

S.B.

A është më mirë të bëni dush natën apo në mëngjes?

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...