Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Viti 2020 shënoi rritje në shkëmbimin tregtar Kine-BE

Vitin e kaluar tregtia e mallrave mes BE-së dhe Kinës u shtua pavarësisht pandemisë dhe Kina u bë partnerja më e madhe tregtare e BE-së për herë të parë, duke zëvendësuar ShBA-në. Sipas të dhënave, vitin e kaluar, 27 vendet e BE-së importuan mallrat kineze me vlerën prej 383.5 miliardë euro, një shtim prej 5.6%. Në të njëjtën kohë, mallrat e BE-së të eksportuara në Kinë arritën në 202.5 miliardë euro, ose një shtim prej 2.2%.

Rritja e tregtisë kino-evropiane vjen për dy arsye kryesore: së pari, Kina ishta e para që arriti të kontrollojë epideminë e COVID-19 dhe realizoi ringjallje të fortë ekonomike. Në të njëjtën kohë, produktet dhe mallrat mjekësore dhe elektronike ishin shumë të nevojshme për Evropë në sfondin e epidemisë. Së dyti, marrëdhënia kino-evropiane u zhvillua në përgjithësi për interesa reciproke.

Në shtatorin e kaluar, Kina dhe BE-ja nënshkruan zyrtarisht Marrëveshjen Kinë-BE mbi Treguesit Gjeografik. Në fund të vitit të kaluar, dy palët përfunduan po ashtu negociatën e marrëveshjes së investimeve, duke injektuar besim të madh për tregtinë. Në dhjetëditorin e dytë të shkurtit të këtij viti, në Festën e Pranverës, mallrat evropiane ishin shumë të preferuara nga konsumatorët kinezë.

Ndërmarrja e birrës gjermane Paulaner përgatit ambalazhin e veçantë të Vitit të Kaut për konsumatorët kinezë. Nënkryetari ekzekutiv i kompanisë Schneider Yin Zheng u shpreh se do të shtojë investimet në Kinë për të forcuar zinxhirin industrial në Kinë.

Vitin e kaluar, mallrat e importuar nga ShBA-ja në BE arritën në vlerën prej 202 miliardë euro, duke u ulur 13.2% dhe mallrat e eksportuara nga BE-ja në ShBA ishin 353 miliardë euro, duke u ulur 8.2%.

Sipas analizës, rënia e tregtisë evropiano-amerikane vjen për dy arsye: së pari, kaosi i punës së qeverisë amerikane në frenimin e përhapjes së virusit të COVID-19, shkaktoi rënie serioze ekonomike në ShBA. Në vitin 2020, ekonomia amerikane u ul 3.5%, ulja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke sjellë rritje të lartë të papunësisë. Së dyti, qeveria trumpiane nxiti proteksionizmin tregtar, hegjemoninë etj, duke penguar seriozisht zhvillimin e tregtisë BE-ShBA.

Postime të ngjashme

Ivent industria kërkon ndihmë financiare të pakthyeshme, papunësia bie me mbi 60 për qind

Z H

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Z H

Priten çmime të reja të derivateve të naftës nga KRRE-ja

R Zh

LSM: Dialogu social duhet të zgjerohet edhe në çështjen e hendekut gjinor në pagat

Z H

Kompanitë prodhuese presin ndihmën e qeverisë për rimëkëmbje

T E

Besimi: Reforma tatimore do të bazohet në drejtësi, arkëtim më të mirë, transparencë, dixhitalizim dhe tatimim “të gjelbërt”

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...