Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Viti 2021 do të jetë në shenjë të 100 vjetorit të Hasan Prishtinës – kryeministër

Prishtinë, 9 shkurt – Sot në Prishtinë u formua këshilli organizativ për
shënimin e 100 vjetorit të ardhjes së Hasan Prishtinës në krye të Qeverisë
shqiptare në Tiranë. Bartës i këtij manifestimi do të jetë ITSHKSH në
Shkup, në bashkëkoordinim me Shoqatën për kthimin e shqiptarëve të
shpërngulur dhe nga Familja e Hasan Prishtinës, përfaqësuar nga Mehmet
Prishtina.

Për profilin politik, institucional e patriotik të Hasan Prishtinës si
kryeministër do të organizohen Konferenca, akademi, promovime librash në
Prishtinë, Shkup, Tiranë, Vushtri, Junik, Polac, Bllacë, me ç’rast figura
eminente nga jeta publike dhe studiues të shquar vendor dhe ndërkombëtar do
të shpalosin detaje të panjohura nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës.
Të gjitha këto aktivitete do të fillojnë në prill dhe do të përfundojnë me
një akademi shkencore në dhjetor të këtij viti.

Sikundër dihet, Qeverisa e Hasan Prishtinës (7 dhjetor 1921),përbëhej nga
emrat më të çmuar që kishte politika shqiptare e asaj kohe: Hasan Prishtina
– Kryeministër, Luigj Gurakuqi – ministër i Punëve të Brendëshme, Fan Noli
– ministër i Punëve të Jashtme, Zija Dibra – ministër i Luftës, Ahmet Dakli
– ministër i Financave, Hoxhë Kadri Prishtina – ministër i Drejtësisë, Haki
Tefiku – ministër i Punëve Botore, Kristo Dako – ministër i Arsimit.

Për fat të keq kjo qeveri pati një jetë shumë të shkurtër sepse menjëher
pas emerimit te kesaj perberje, autoritetet sllave e kundershtuan fuqishem
dhe permes bashkepuntorve shqiptar filluan nje fushate te eger te ndjekjes
dhe shantazhit ndaj Kryeministrit Hasan Prishtina dhe ministrave te tij. Në
ndërkohë qarqet sllave përkrahnin dhe shtyenin agjendat per formimin e nje
qeverie me udheqes Ahmet Zogun, andaj per te shmangur nje vëllavrasje midis
shqiptarëve, Kryeministri Hasan Prishtina, dha doreheqje vetem pese dite
pas marrjes se detyres si Kryeminister.

Postime të ngjashme

Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar Shkupit

R Zh

Biblioteka e Natyrës, ideja e bukur e të rinjve korçarë për të përqafuar botën e letërsisë

D V

Folk Fest trazoi atmosferën e Shkupit

Z H

Në sesionin e Komitetit për Trashëgimi Botërore pranohet aplikacioni për ndërtimin e kapaciteteve të Entit dhe muzeut-Ohër

D V

Koncert “Fryma modern e këngës së vjetër qytetare” të Laura Kërliut

Z H

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...