Kina synon të zbatojë më shumë makropolitika proaktive, të zgjerojë kërkesat e brendshme dhe të promovojë zhvillimin e integruar të inovacioneve teknologjike dhe industriale, për vitin e ardhshëm- u nënvizua në konferencën qëndrore të çështjeve ekonomike , mbajtur në Pekin.
Referuar konferencës, Kina do të miratojë një politikë fiskale “më proaktive”, duke përfshirë një rritje të raportit të deficitit edhe në emetimin e bonove të posaçme afat ultra të gjatë të thesarit dhe bonove me qëllime të veçanta të pushtetit lokal.
Vitin e ardhshëm synohet të ketë politikë monetare me “lehtësim të përshtatshëm” për të ulur raportin e kërkesave të rezervës apo normave të interesit, kur të jetë e nevojshme, për të siguruar likuiditetin e duhur.
Kjo shënon tranzicionin e parë nga “stabilizim” në “lehtësim të përshtatshëm”, në politikat monetare të Kinës që nga viti 2011.
Që nga fillimi i vitit 2024, Banka Popullore e Kinës, si bankë qendrore, ka shkurtuar dy herë raportin e kërkesave për rezervë për institucionet financiare, me 1 pikë përqindje në total, duke çliruar afërsisht dy trilionë juanë (rreth 274.8 miliardë dollarë) në likuiditet afatgjatë.
Konferenca listoi prioritetet për punët ekonomike në vitin 2025 në nëntë aspekte; nga stimulimi i konsumit dhe zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësorem deri tek parandalimi dhe trajtimi i rreziqeve në fushat kyçe, konsolidimi i arritjeve të zbutjes së varfërisë dhe nxitja e zhvillimit të gjelbër.