Viti i i ri mësimor duhet t’i pres nxënësit me libra të rinjë e të redaktuar mirë!

nga I.A

Shkup, 12 korrik –  Qeveria anulon konceptin për klasat VII-IX, nxënësit do të mësojnë nga librat e vjetër. Me vendim të Qeverisë është anuluar për kohë të pacaktuar koncepti mësimor për klasat shtatë, tetë dhe nëntë, por pa prekur lëndët zgjedhore, të cilat sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska konsiderohen zgjidhje e mirë në procesin e ardhshëm të edukimit të të rinjve. Përderisa Ministria e Arsimit ka vite të tëra që po deklaron që po punojnë në drejtim të digjitalizimit në arsim, Suedia po i kthehet sistemit klasik të arsimimit të gjeneratave të reja me libër dhe fletore. Sepse, sipas tyre nxënësit që mësojnë nga tabletat apo mjetet tjera teknologjike kanë zhvillim shumë më të dobët krahasuar me nxënësit që mësojnë nga libri. Cilësia në arsim vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha që po e tangon arsimin sot, shifra shqetësuese dalin kur bëhet matja e opinionit publik dhe publikime të ndryshme mbi këtë temë. Prandaj, duhet kuptuar që nuk ka mjet që mund të zëvendësoj librin. E për ironi derisa nga Ministria e Arsimit dikur flisnin për digjitalizim të arsimit sot nuk janë në gjendje të sigurojnë libra të ri të redaktuar e pa gabime për vitin e ri shkollor. shkruan Zhurnal.

Nuk ka libra të rinj për vitin e ri shkollor 2024 – 2025 –

Qeveria anulon konceptin për klasat VII-IX, nxënësit do të mësojnë nga librat e vjetër. Me vendim të Qeverisë është anuluar për kohë të pacaktuar koncepti mësimor për klasat shtatë, tetë dhe nëntë, por pa prekur lëndët zgjedhore, të cilat sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska konsiderohen zgjidhje e mirë në procesin e ardhshëm të edukimit të të rinjve.

Janevska ka bërë të ditur se në vitin e ri shkollor nxënësit e klasës së shtatë do të mësojnë nga librat e vjetër me materiale shtesë që do të përgatiten nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Sipas ministres së Arsimit anulimi i konceptit të ri mësimor për klasat shtatë, tetë dhe nëntë u bë për shkak se asnjë prej teksteve të klasës së shtatë nuk është dërguar për shtyp e për disa nuk është kryer as procedura e miratimit, që do të thotë se librat jo vetëm që nuk kanë kaluar fazën e recensionit por as nuk janë shkruar.

Studim PIRLS nxënësit në Maqedoninë e Veriut lexojnë shumë pak –

Rezultatet e fundit nga Studimi Ndërkombëtar i Leximit (PIRLS 2021) thonë se filloristët nga Maqedonia e Veriut kanë treguar rezultat nën mesataren në lexim. Sipas tyre, nxënësit e RMV-së nga klasa e katërt u renditën në vendin e 34-të në botë në tabelën e 43 vendeve të botës. Sipas tabelës, nxënësit e klasës së katërt kanë fituar 442 pikë dhe janë nën mesataren prej 500 pikësh, sipas të cilës është bërë renditja. Vajzat në klasën e katërt kishin një notë mesatare më të lartë se djemtë, me një avantazh prej 25 pikësh.

Nxënësit e klasës së katërt në Maqedoninë e Veriut ishin më të suksesshëm në gjetjen dhe nxjerrjen e drejtpërdrejtë të përfundimeve sesa në interpretimin, integrimin dhe vlerësimin e materialit. Ndër vendet më lartë të renditura nga rajoni për sa i përket leximit janë Sllovenia në vendin e 23-të me 520 pikë, Serbia është në vendin e 26-të me 514 pikë dhe menjëherë pas saj është Shqipëria me 513 pikë. Nga rajoni, edhe pse nën mesatare, Mali i Zi ka rezultate më të mira se Maqedonia e Veriut – 487 pikë, ndërsa më keq është vetëm Kosova, e cila është në vendin e 38-të me 421 pikë.

Ky sondazh i gjerë ndërkombëtar, rezultatet e të cilit publikohen çdo pesë vjet, renditi fëmijët e Singaporit të parët në lexim me 587 pikë, të ndjekur nga Hong Kongu (573) dhe Rusia (567). Në top 10 vendet që mund të mburren me studentë që lexojnë mirë janë Anglia, Finlanda, Polonia, Kina, Suedia, Australia dhe Bullgaria fqinje, e cila ka 540 pikë.

Sipas qytetarëve, bazuar në anketën e realizuar për Detektor nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup arsyeja kryesore pse Maqedonia është në vendet më të ulëta në matjet botërore për cilësinë e arsimit është planprogrami i dobët, mendim të cilin e ndajnë 19,2% e qytetarëve. 15.5% mendojnë se arsyeja kryesore është stafi joadekuat mësimdhënës, 12.7% e shohin problemin në tekstet shkollore jo cilësore dhe 11% në kushtet e këqija në shkolla. Kujtojmë që, anketa për Detektor nga Institutit për Hulumtime Politike në Shkup është realizuar nga 28 shkurt deri më 3 mars të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1107 të anketuarve.

Prandaj, në kohën kur niveli i leximit është nën masën e lejuar dhe rezultatet e nxënësve janë në nivelin më të ulët të mundshëm nuk duhet gabuar që të flitet për digjitalizim të arsimit. Sepse, pastaj nxënësit edhe më pak do të lexojnë pasi tekstin e lexon vetë kompjuteri dhe kjo rrit edhe më shumë rezultatet negative dhe ulë nivelin e cilësisë. E për ironi derisa nga Ministria e Arsimit dikur flisnin për digjitalizim të arsimit sot nuk janë në gjendje të sigurojnë libra të ri të redaktuar e pa gabime për vitin e ri shkollor. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More