Agjencia Zhurnal.mk

Viti shkollor, modeli për fillim i gatshëm deri të hënën?

Shkup, 5 gusht – Të hënën pritet të konkretizohet modeli final për realizimin e procesit mësimor për vitin e ri shkollor, njofton “TVM2”. Orë të shkurtuara, një nxënës në një bankë shkollore, arsimtar që do të ligjerojnë mësimet për 20 minuta, ndarje e nxënësve në dy grupe.

Këto janë pjesë e rekomandimeve dhe protokolleve të MASH dhe Komisionit për sëmundje infektive  për vitin e ri shkollor.

Së fundmi Ministria e Arsimit dhe Shkences, ka publikuar edhe  udhëzime në formë doracaku për mirëmbajtjen e shkollave së bashku me një video se si të pastrohen dhe dezinfektohen hapësirat, brenda dhe jasht objektit për mësim.

Pritet që nxënësit me maska dhe duke mbajtur distancën të fillojnë mësimin nga shtatori thonë nga MASH, nga ku presin që edhe SASHKU të kyçen  në bisedime për konkretizimin e disa çështjeve dhe gjithçka të konkretiyohet deri të hënën.

“Presim nga SASHK-u të japin qëndrimin e tyre deri të enjten, që protokollet të mund të miratohen në seancën e Qeverisë së ditës së hënë.  Pas miratimit protokollet do t’iu dorëzohen shkollave që ato të kenë kohë të përgatiten për vitin e ri shkollorë, sepse shkollat më së miri e dinë gjendjen me të cilën përballen dhe si mund ta menaxhojnë këtë situate” – thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Parashihet që në shkollat ku nuk do të ketë kushte nxënësit të mësojnë në distancë apo në  qytetet të rrezikuara si  vatra të virusit korona,  nxënësit të mësojnë online. Nga mësimi do të jenë të liruar nxënësit dhe mësimdhënësit me sëmundje kronike. Shkollat në vendin tonë u mbyllën më 11 mars, ndërsa nxënësit vitin  e përfunduan përmes mësimit në distancë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...