Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Vitia dhe ambasadori Kosnett diskutojnë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, nuk përjashtohet mundësia për masa të reja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, ndërsa u tha se situata me pandeminë COVID-19 është shqetësuese.

Në këtë takim, ministri Vitia dhe ambasadori Kosnett kanë diskutuar për situatën rreth COVID-19 në Kosovë, për të cilën është vlerësuar se është shqetësuese dhe kërkohet respektim i masave në fuqi, pa e përjashtuar edhe plotësimin e këtyre masave me të tjera, duke u bazuar në ecurinë e situatës epidemiologjike në vend.

Në takim është theksuar se pandemia ka përkeqësuar situatën, përveç në rrafshin shëndetësor edhe në atë ekonomik e social.

Ministri Vitia dhe Ambasadori Kosnett kanë diskutuar edhe për fillimin  e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe angazhimet e Qeverisë dhe MSh për sigurimin e dozave te tjera me qëllim që të arrihet një mbulueshmëri sa më e lartë e popullatës me vaksinim.

Në këtë aspekt, ministri Vitia e ka vlerësuar si shumë të nevojshme ndihmën nga partnerët dhe është shprehur mirënjohës për SHBA-të të cilët janë një nga donatorët kryesorë të skemës globale të vaksinimit, COVAX si dhe kontributin e përhershëm për shëndetësinë në Kosovë.

Ambasadori Kosnett ka theksuar se SHBA-të përmes programeve të tyre do të vazhdojnë të jenë partner të institucioneve të Kosovës në fuqizimin e angazhimeve për përballimin e situatës me COVID-19 dhe sigurimin e një përgjigje adekuate ndaj kësaj situate, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës në Kosovë.

Postime të ngjashme

Shefqet Krasniqi infektohet me COVID-19

Dafina Vidishiqi

‘Fyerje, provokime dhe tone të larta gjatë takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel’

Dafina Vidishiqi

Limaj për takimin e Kurtit me Vuçiq: I shkeli premtimet

Dafina Vidishiqi

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Dafina Vidishiqi

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...