Titullin doktor shkence në vitin 2024 e kanë marrë 215 persona, që paraqet rritje për 23,6 për qind krahasuar me vitin 2023, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave të cilat sot i publikoi Enti Shtetëror i Statistikave, 22,4 për qind doktoruan në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
“Më pas 16,7 për qind në arte dhe shkenca humane, vijojnë biznesi, administrata dhe drejtësia 14,4 për qind, shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni 11,6 për qind ndërsa pjesa tjetër e fushave kanë përqindje më të ulët përfaqësimi”, njofton ESHS.
Nga numri i përgjithshëm i personave që kanë doktoruar gjatë vitit 2024, 106 ose 49,3 për qind e tyre janë gra.