Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vitin e kaluar e-tregtarët vendor kanë blerë në vlerë prej 10.8 milion euro

Shkup, 21 prill – Zhurnal – Gjatë vitit 2020 të huajt ndaj  e-tregtarëve vendor kanë realizuar gjithsej 297.863 transaksione onlajn me vlerë të plotë prej 10,8 milion euro, kundrejt 170.390 transaksione onlajn me vlerë të plotë prej 6,8 milion euro në vitin 2019, që paraqet rritje prej 74,8 për qind  në numër dhe rritje prej 58,8 për qind në vlerën e transaksioneve.

Këtë e tregon analiza e Asociacionit për e-tregti sipas të dhënave të publikuara nga Banka Popullore për numrin dhe vlerën e transaksioneve onlajn të realizuara me kartela pagesore të huaja ndaj e-tregtarëve vendor gjatë vitit 2020.

Nga Asociacioni për e-tregti thonë se oferta e rritur e prodhimeve dhe shërbimeve onlajn, duke  e marrë parasysh se vetëm në vitin 2020 ishin hapur 439 e-dyqane të reja, ka ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit dhe vëllimit të transaksioneve onlajn, të bëra nga ana e pronarëve të kartelave të huaja pagesore ndaj e-dyqaneve të Maqedonisë.

Nga vlera e tërësishme  prej 10,8 milion euro të cilat  të huajt gjatë vitit 2020 i kanë shpenzuar onlajn për blerje në Maqedoni, gjysma, gjegjësisht 50,7 për qind nga vlera e  transaksioneve janë realizuar në interes të TOP 10- vendeve – SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Bullgaria, Gjermania, Turqia, Australia, Suedia, Kanadaja dhe Italia.

Nga aspekti i transaksioneve onlajn të bëra me kartela të huaja pagesore në Maqedoni 45,1 për qind e transaksioneve  kanë përfunduar në interes të TOP 10 vendeve, ndërsa lsitën e udhëheq SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, pastaj vijojnë Bullgaria, Gjermania, Suedia, Italia, Turqia, Australia dhe Serbia.

“Numri më i madh i transaksioneve me kartela të huaja pagesore (50.406 transaksione) janë realizuar me kartela që janë dhënë  në SHBA, ndërsa pastaj vijon Mbretëria e Bashkuar me 32.296  transaksione onlajn. Një pjesë e kësaj me siguri i detyrohet kartelave të brendit “Payoneer” dhe “Revolut” nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar  të cilat njëherit shfrytëzohen nga personat  e vendit, veçanërisht personat e IT sektorit të cilët punojnë “freelance” për firmat e huaja dhe sipas asaj baze realizojnë të ardhura që  paguhen  në këto karta, të cilat mund t’i shfrytëzojnë edhe për transaksione vendore”, qëndron në kumtesë.

Dukshëm është se vendet tjera  prej ku ka numër më të madh të transaksioneve dominuese janë ato vende ku,  siç potencojnë, ka numër të madh të mërgimtarëve, si Zvicra, Gjermania, Suedia, Italia dhe Australia të cilat  i shfrytëzojnë  kartelat  e tyre pagesore për të blerë onlajn nga e-dyqanet e Maqedonisë. Nga vendet fqinje, Bullgaria dhe Serbia janë pjesë e TOP 10 vendeve të cilat blejnë onlajn në Maqedoni.

Nga aspekti i vlerës mesatare të transaksioneve,  pronarët e kartelave pagesore në SHBA  mesatarisht kanë paguar prodhime dhe shërbime në vlerë prej 2.451,00 denarë, pronarët e kartelave nga Mbretëria e Bashkuar kanë paguar mesatarisht nga 2.382,00 denarë ndërsa kartelat nga Zvicra mesatarisht në Maqedoni onlajn kanë shpenzuar 2.528,00 denarë, citojnë nga Asociacioni për e-tregti. 

Postime të ngjashme

Koncesionerët e plazheve largojnë vet ndërtime pa leje në plazh të Strugës

Bekim Laçi

E fundit: Në dasëm mund të ftoni sa të doni mysafir, hiqet dhe ora policore

Zekirija Haxhiu

Borisov ulë tonet: Inkuadrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE është strategji e Bullgarisë

Zekirija Haxhiu

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 26 gradë

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Forcimi i sundimit të Ligjit” në Ballkanin Perëndimor: Mjete të vjetra për rregulla të reja?

Zekirija Haxhiu

Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...