Vitin e kaluar në Kuvend janë miratuar 65 ligje, ndërsa këtë vit 175

Shkup, 1 tetor – Të dhënat statistikore për mandatin e dhjetë të Kuvendit, në periudhë nga viti 2020 deri në vitin 2024 tregojnë se nga gjithsej 52 seanca plenare, kanë përfunduar 33, ndërsa të papërfunduara janë 19.

“Janë miratuar gjithsej 698 pika të papërfunduara, ndërsa mbeten edhe 87 për shqyrtim. Në vitin 2020 janë miratuar 65 ligje, ndërsa në vitin 2021 numri i përgjithshëm i ligjeve të miratuara është 175, informojnë nga Kuvendi.

Lidhur me 87 pikat e mbetura të papërfunduara, nga Kuvendi komunikuan se nevojitet të shqyrtohen në seancat e komisioneve amë për procedimin e tyre të mëtutjeshëm përfundimtar në seancë plenare.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive ka 12 seanca të mbetura, ndërsa Komisioni për shëndetësi ka vetëm një seancë. Komisionet tjera kanë katër deri shtatë seanca të pambajtura. 

Related posts

Dënime me kusht me burg prej një viti për protestat në Tetovë më 17 shtator

D V

LSDM konfirmon edhe 5 kandidatë për zgjedhjet lokale, mes tyre dhe Georgievski në GaziBabë

Z H

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More