Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Vitit i ri akademik në Universitetin e Tetovës me prezencë fizike

Tetovë, 5 tetor – Zhurnal.mk – Në Universitetin e Tetovës sot filloi viti akademik në të gjitha fakultetet, ndërsa procesi mësimor do të zhvillohet me prezencë fizike. Në pllajën para Universitetit ishte organizuar pritje solemne, ndërsa mirëseardhje dhe sukses studentëve u dëshiroi rektori prof. dr. Vullnet Ameti.

“Universiteti në Tetovë ‘Fadil Sulejmani’ i përmbush të gjitha kushtet për realizimin e procesit shkencoro-arsimor me prani fizike, dhe prej sot i hapim dyert e të gjitha njësive akademike me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19. Sot, si asnjëherë më parë, e fillojmë vitin e ri akademik në rrethana tërësisht të reja si rezultat i pandemisë globale. E mbarë bota sot po përballet me sfidën dhe rrezikun për shëndetin publik dhe krizën serioze që përfshiu shumë sektorë të tjerë. Bota njeh edhe epidemi dhe pandemi të tjera, por duhet të thuhet si asnjëherë deri më tash janë mobilizuar vendet e varfra dhe të pasura, profesorë dhe studentë, artistë dhe aktivistë, artizanë dhe tregtarë, sportistë dhe biznesmenë – arsye kryesore që të mbijetohet murtaja në vitin 2020”, theksoi Ameti.

Kjo është gjenerata e 26-të e cila e fillon arsimin e vet të lartë në këtë institucion.

Në fund të pritjes solemne të studentëve të rinj, rektori Ameti i ndau indekset e para për një pjesë të studentëve të rinj në vitin e parë. Pastaj studentët u drejtuan drejt klasave të fakulteteve të tyre, ku u takuan me dekanët, personelin drejtues dhe profesorët e njësive universitare përkatëse

Postime të ngjashme

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

Merko: Platformat në brigjet e liqenit janë “oferta” e vetme për turizmin në Strugë

Dafina Vidishiqi

Qeveria ka vendosur, nuk ka orë policore pas mesnate

Dafina Vidishiqi

Manifestim tradicional “Takim i të parit me më të mirët” (drejtpërdrejtë)

Dafina Vidishiqi

Shekerinska: Ky Samit i NATO-s ishte historik për vendin

Dafina Vidishiqi

Mickoski: Protestojmë për të parë se për çfarë bisedojnë Zaev dhe Buçkovski me Bullgarinë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...