Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vizita në Kosovë e PPBE-sё Lajçak: Dialogu do të vazhdojë

3 Mars 2021 – Përfaqësuesi i Posaçёm i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, përfundoi vizitën e tij tre-ditore në Kosovë sot.

Gjatё vizitёs sё tij nё Kosovë menjёherё pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Z. Lajçak informoi fituesin e zgjedhjeve, Presidentin e Vetёvendosjes Albin Kurti, në detaje mbi progresin e bërë në Dialogun Prishtinë-Beograd që nga rifillimi i tij në Korrik 2020. Ata diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm përpara.

“Z. Kurti dhe unë kemi pasur një bisedë shumë të sinqertë dhe konstruktive. Derisa unë e kuptoj që Z. Kurti do të i duhet pak kohë për t’u njohur me Dialogun dhe marrëveshjet e tij, si BE ashtu edhe SHBA presin që procesi i normalizimit gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë së shpejti. Jam shumë i kënaqur kur dëgjoj që Z. Kurti e kupton rëndësinë e Dialogut, ” informoi Z. Lajçak.

Në Prishtinë, Përfaqësuesi i Posaçёm Lajçak zhvilloi takime me Presidenten nё detyrё Vjosa Osmani, Kryeministrin nё detyrё Avdullah Hoti dhe liderët e partive politike, përfshirë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe për të theksuar rëndësinë e unitetit në Dialog pёrtej linjave partiake. Ai gjithashtu u takua me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, foli me ambasadorin e SHBA dhe informoi shtetet anëtare të BE-sё mbi bisedat e tij.

Duke përfituar nga mundësia për t’u takuar me gratë udhëheqëse politike, Përfaqësuesi i Posaçёm nënvizoi angazhimin e BE-së në promovimin e pjesëmarrjes së grave në të gjitha sferat e shoqërisë, përfshirë politikën. Z. Lajçak mirëpriti interesimin e tyre të madh dhe rolin e tyre aktiv që nga fillimi i Dialogut.

Nga Prishtina, ai vazhdon për në Beograd dhe Podgoricë si pjesë e vizitës së tij në rajon.

Postime të ngjashme

Konjufca uron qytetarët për muajin e Ramazanit: Ta bëjmë Kosovën vend më të mirë

S.B.

Bekim Haxhiu: Jam duke e pritur një përgjigje për sigurimin e 1 milion vaksinave brenda tri ditësh

S.B.

Sot mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

S.B.

BIK fton besimtarët që janë me Covid-19, mos të shkojnë në xhami

S.B.

Sot konstituohet Komisioni për Ekonomi dhe ai për Bujqësi

S.B.

Gjuriq pas paralajmërimit për reciprocitet: Vuçiq nuk i lejon kërcënimet e Kurtit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...