Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vizitë dyditore në Turqi/ Rama shkon tek industria ushtarake në Ankara: Tejet mbresëlënëse

Teksa gjendet për një vizitë dyditore në Turqi, kryeministri Edi Rama vizitoi industrisë ushtarake turke.

“Ankara – Vizitë në zemrën e industrisë ushtarake turke, ku mjetet e të gjitha llojeve të konceptuara e zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjente të krijuara me burimet e brendshme, janë tejet mbresëlënëse 🛰🛥🚀”, shkruan Rama në Facebook, teksa bën publike pamje nga vizita.

Më herët, Rama ishte në Muzeun Ataturk ku u prit me ceremoni.

Ceremonia i la vend takimit të djeshëm të dy delegacioneve, ku u nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë. Më e rëndësishmja ishte krijimi i këshillit të bashkëpunimit strategjik, të cilën Rama dhe Ergodan zgjodhën ta vulosnin vetë.

“Ne i ngritëm marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik. Ky hap që hodhëm sot do ta mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në çdo fushë”, tha Erdogan.

Bashkëpunimi mes dy vendeve do shtrihet edhe në luftën kundër terrorizmit, për të cilin presidenti turk kishte një kërkesë specifike.

“Ne bashkë me autoritet shqiptare dakordësohemi se organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne s’do lejojnë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vende”.

Krahas ndërtimit të 522 njësive të banimit, Edi Rama vendosi një bast të ri me Erdogan-in, atë për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal të Fierit.

Postime të ngjashme

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Çuçi: Prej dy ditësh ndodhem në Beirut, do e finalizojmë me sukses këtë operacion

T E

Programi politik i PD dhe aleatëve/ Yuri Kim takon Bashën: SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

S.B.

Një ditë pas marrëveshjes me PD, Bamir Topi jep dorëheqje e parevokueshme nga drejtimi i FRD-së

S.B.

Vaksinohen për COVID-19 bluzat e bardha në Berat, Rama: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv. Përfshijmë dhe ushtrinë dhe studentët e infermierisë

S.B.

“902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara”/ KQZ: Të infektuarit aktiv me COVID mund të mbeten pa votuar

S.B.

‘Rinovoni kartat e identitetit’, apeli i Metës: Verifikoni ku e keni qendrën e votimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...