Vizitë lamtumire në Ballkan, zbulohet anxhenda e Angela Merkel në Tiranë

Më 14 shtator Kancelarja Angela Merkel do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Më parë ajo do të qëndrojë në Beograd. Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ajo do të takojë në biseda biletarale edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Tregu i Përbashkët Rajonal E pyetur nga DW për pritshmëritë e kancelares në këtë udhëtim, zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina fietz, theksoi se Kancelarja do të bisedojë për Tregun e Përbashkët Rajonal. Ajo kujtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në konferencën e tyre të fundit virtuale drejtuar nga kancelarja Merkel, më 5 korrik të këtij viti, se do të angazhohen për implementimin e saj. Fietz tha se kjo do të jetë temë e bisedave, pa hyrë më tej në hollësi për qëndrimin e kancelares rreth nismës më të fundit të tre liderëve ballkanikë, Rama, Zaev, Vuçiq, të quajtur Open Balkan./ DW

Related posts

Rama takon gazetaren e BBC: Nder të punosh me Yalda Hakim

D V

Turizmi në Tiranë – kryeqyteti shqiptar nën fokusin e aparatit të fotografive të vizitorëve

D V

Raporti i DASH për klimën e biznesit, PD: Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë, ditë e mirë që SPAK të hetojë…

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com