Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vjedhja e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, reagon Nisma: Distancohemi nga veprime të tilla kriminale

Zhurnal Ads

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Përmes një reagimi, Nisma ka thënë se jo vetëm që distancohet nga ky veprim, por është e pa kompromis në luftën kundër krimit ndaj kujtdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike.

Nisma i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë̈ që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë̈ të gjithë̈ ata që kanë qenë të përfshirë̈ në këtë rast.

Reagimi i plotë:

NISMA Socialdemokrate dënon aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milion eurove nga buxheti i Kosovës. NISMA Socialdemokrate jo vetem që distancohet, por është e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike!
Pandaj tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individve është veprim i papërgjegjshëm që për qëllim nuk ka luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik!
Edhe njëhërë i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar. /Telegrafi/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Haga për ish-drejtuesit e UÇK-së rrezikon punën e gjykatës”

admin

​11 mijë e 280 raste aktive me COVID-19

S.B.

Hoti pret në takim policët e plagosur në krye të detyrës

admin

Ja cila temë hapet të hënën mes Kosovës e Serbisë në Bruksel

admin

Veteranët e UÇK-së thonë se po përcillen nga disa persona

admin

Fushë Kosovë: Një person arrestohet për sulm seksual

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...