Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat vjedhin para dhe ari në vlerë 90 mijë euro

Zhurnal Ads

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Krajkë të Prizrenit. Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi ku kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë 90 mijë euro.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Ai ka thënë se rasti është duke u hetuar.

“Më datë 29.10.2020 rreth orës 18:10 minuta, një qytetar nga fshati Krajkë-Has e ka njoftuar policinë në Prizren, se nga persona të panjohur janë vjedhur një sasi e të hollave dhe arit. Sipas viktimës shuma e të hollave është 50.000 euro ndërsa vlera e arit 40.000. Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga njësitë e specializuara kriminalistike dhe rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gjykata Federale kundër dëbimit të kosovarit, jeton në Zvicër prej 27 vijetësh

S.B.

Haradinaj- Stublla: Nuk realizohet vizita e Vuçiqit në Kosovë

R ZH

Kërcënonte policin me profil fals, arrestohet 24-vjeçari nga Kavaja

S.B.

Shtetas i Kosovët gjendet pa shenja jete në bulevardin ‘Boris Trajkovski’

T E

Goditjet e fundit që mori Kosova për liberalizimin e vizave

admin

Krasniqi e quan fat të keq që Thaçi ka qenë kryeministër

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...