Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Vjedhje në kohë pandemie”/ PD: Qeveria pranoi ofertën më të lartë për pajisjet mjekësore

Zhurnal Ads

Partia Demokratike akuzon qeverine se po vjedh parate e shqiptareve , edhe ne kohen kur vendi perballet me emergjencen e pandemise.

Sipas ish-deputetes Orjola Pampuri, po mbush xhepat e klienteve te tij, ndërkohë që mjeket te cilet perballen me virusin nuk kane paisje mbrojtese.

“Ne publikuam një ditë më parë një nga rastet më të rënda të vjedhjes me tendera në kohë pandemie. Qeveria ka dhënë një tender me 3 fishin e çmimit për të blerë pajisje anticovid. Është një luftë mes klanesh në qeveri, që përplasen me njëri-tjetrin për te zhvatur paratë tuaja, të dashur qytetarë. Kompania të cilës i është dhënë tender 3 milionë euro, me 3 fishin e çmimit, kishte ofertën më të lartë, por për qeverinë e Edi Ramës përfitimi nga tendera me çmime të rritura qëllimisht, është shqetësimi më i madh. Me 3 milionë euro, mund të blijeshin 3 herë më shumë pajisje mbrojtese për mjekët dhe personelin shëndetësor.und të ishin blerë 3 herë më shumë veshje speciale, çizme, syze, maska mbrojtëse. Kjo nuk ndodhi as këtë herë, sepse qeveria ka vendosur të vjedhë edhe tek pajisjet qe mbrojnë mjekët. Shqipëria ësjtë një mga bendet me numrim më të lartë të mjekëve që kanë humbur jetën për shkak të covid 19. Cila është përgjigja e qeverisë për këtë rast të rëndë të abuzimit me paratë e shqiptarëve? Zero reagim! Zero përgjegjshmëri!”

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ letër drejtorisë së gjendjes civile për adresat e banesave

S.B.

“Situata e COVID po përshkallëzohet”, Meta: Qeveria të marrë masa menjëherë

S.B.

Tiranë: Sot studentët në protestë, kundërshtojnë mësimin Online

R ZH

Kapet i riu shqiptar, policia: Biznesmen makinash dhe…

T E

Ndërtimi i spitalit në Fier/ Rama viziton tokën me kompaninë turke: Fillojmë nesër!

S.B.

Letra e Kim, reagon Malaj: Mesazh për kryeministrin, deputetët s’duhet t’i përzgjedhë Rama spontanisht

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...