Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se persona të panjohur kanë thyer një banesë, duke vjedhur stoli ari e gjëra tjera.
“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur viktimës femër kosovare i është thyer banesa ku i janë vjedhur; orë dore, stoli ari dhe një qelës i veturës. Lidhur me rastin njësitet policore kanë arritur që ta ndalojnë veturën e dyshuar me targa te Shqipërisë në të cilën gjendeshin tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar, ndërsa gjësendet e gjetura në veturë janë sekuestruar”. thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se tre të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
