Shkup, 18 gusht – Pas valës së stërzgjatur të të nxehtit ekstrem, nis destabilizimi I motit në vendin tonë. Metereologët njoftojnë se pjesë të ndryshme të vendit janë kapluar nga masa e lagësht dhe jostabile ajrore që nëpër shumë vende rezultojnë me shira të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të motit të lig.
Nga e diela deri të mërkurën, territori I Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e një cikloni me qendër në Itali që do të rezultojë me atmosferë jashtëzakonisht jostabile dhe përplot me energji
Sipas metereologëve vala e ashtuquajtur e të nxehtit “Lucifer” dalëngadalë po e humb intensitetin, kurse dita – ditës temperaturat do të shënojnë ulje drastike.
Në këtë situatë, pritet të ketë dukuri të shpeshta të motit jostabil, kurse nuk përjashtohet mundësia që lokalisht të ketë procese intensive në formë të motit të lig të përcjellë me reshje të rrëmbyeshme shiu, breshëri, shkarkime të fuqishme elektrike dhe erë të fuqishme.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal gjatë motit të lig, që të mos qëndrohet në ambiente të hapura dhe nën drunj të vetmuar.
Njoftimet thonë se në Prevallë të Kosovës gjatë ditës së sotme 5 persona janë lënduar nga goditja e rufesë, ku një grua, sic raportohet është në gjendje më të rëndë.
Gjatë këtij sistemi ciklonik, lokalisht reshjet e shiut do të shkojnë deri në 30 litra në metër katrorë dhe pikërisht këto reshje pritet të ndihmojnë në “betejën” kundër zjarreve.