Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Vjen kundërpërgjigja, Rusia dëbon një diplomat të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 10 qershor – Zhurnal – Rusia shpalli person të padëshiruar një të punësuar në ambasadën e vendit në Moskë si një kundërpërgjigje për debimin nga Maqedonia e Veriut të një diplomati rus, bëri të ditur ministria e Jashtme e Rusisë, e cituar nga agjencia e lajmeve Ria Novosti.

Ushtruesi I detyrës së ambasadorit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse, Çaushevska-Dimovska, u thirr në ministrinë ruse të Punëve të Jashtme më 10 qershor, ku  iu dorëzua një dekret me të cilin një I punësuar në ambasadën e Maqedonisë së Veriut shpallet “non grata”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse të cilën e publikuan mediat e atjeshme.

Në kumtesën në fjalë nënvizohet se masa e ndërmarrë është një kudërpërgjigje mbi vendimin e mëparshëm të Shkupit zyrtar për të shpallur “non grata” një diplomat rus.

Kujtojmë se diplomati rus u dëbua nga vendi më 14 maj, kur ambasadori rus në Shkup, Sergei Alexandrovic Bazdikin, u thirr në ministrinë e Jashtme për t’u informuar për vendimin.

Atëherë diplomatit të dëbuar iu dhanë shtatë ditë kohë për të braktisur vendin, ndërsa arsyeja e dëbimit ishin aktivitete që nuk përputhen me sjelljen e pritur nga një diplomat i huaj që shërben në vendin pritës.

Postime të ngjashme

Miratohet ribalanci i Buxhetit të Maqedonisë

D V

Rritet numri i të infektuarve në Maqedoni, 47 raste të reja dhe 14 të shëruar

D V

Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë

D V

Për shkak të zjarreve të fuqishme në Turqi, anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara

D V

Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale

D V

Moti për nesër në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...