Vjen reagimi i autoriteteve spanjolle pas arrestimit të udhëheqësit katalanas në Itali

Udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont, i cili u arrestua nga policia italiane në Sardenjë, duhet të paraqitet para gjyqësorit spanjoll, tha qeveria në Madrid përpara një seance ekstradimi.

“Puigdemont duhet të respektojë vendimet e gjykatës, ashtu si çdo qytetar tjetër”, tha kryeministri Pedro Sanchez, raporton elmundo.

Spanja akuzon Puigdemont, një ish-udhëheqës katalanas, se u rebelua kundër qeverisë sepse në vitin 2017 ndihmoi në organizimin e një referendumi për pavarësinë e krahinës që gjykatat spanjolle e shpallën të paligjshme.

Referendumi çoi në krizën më të madhe politike në Spanjë në dekada, pas së cilës parlamenti katalanas shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë në tetor të vitit 2017, duke bërë që qeveria qendrore të imponojë pushtet të drejtpërdrejtë nga Madridi, dhe autoritetet filluan arrestimin e udhëheqësit separatist.

Ndryshe, në muajin mars, Parlamenti Evropian i hoqi Puigdemont imunitetin që kishte gëzuar si anëtar që nga viti 2019. Që atëherë, Puigdemont po jeton në mërgim të vetë-imponuar në Belgjikë. /

Related posts

Lukashenko urdhëron mbylljen e kufirit Bjellorusi-Ukrainë

D V

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Redaksia

Shqiptari akuzohet për vrasjen e një mësueseje të shkollës fillore në Londër – tregohet kush është ai dhe detajet se si ndodhi vrasja e saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More