Agjencia Zhurnal.mk

Vjeshtë aktive apo e “nxehtë” në arenën politike!

Shkup, 15 shtator, zhurnal.mk – Shumë sfida brenda në shtet si ajo me pandeminë, situata jo e lakmueshme ekonomike dhe fillimi i mësimit, si dhe çështjet e hapura me Bullgarinë fqinje dhe negociatat me BE-në, paralajmërojnë aktivitete në skenën politike. Opozita do ta shfrytëzonë pakënaqësinë dhe do të proteston. Çfarë na pret këtë vjeshtë?

Është e saktë se na presin shumë sfida por vlerësoj që tejkalimi i tyre ose marrje e aktiviteteve serioze dhe perballja me to do të varen shumë nga qasja serioze e institucioneve të sapoformuara pas zgjedhjeve parlamentare, thotë analisti politik, Blerim Hyseni.

Sipas tij stabiliteti i partnereve të koalicionit por edhe vendosshmëria që të merren hapa konkret në tejkalimin e sfidave do të reflektojnë pozitivisht.

“Një sinjal pozitiv pritet të jetë fillimi i negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian dhe shumë aspekte të tjera mendoj të jenë refleksion i ketij procesi. Sigurisht që opozita do të luaj rolin e vet e në veçanti ne rrethanat kur kemi një shumicë të ngushtë parlamentare, megjithatë gjykoj që asgje sdo jetë e pa mundur nese vertetë shumica parlamentare është e vendosur ti tejkaloje sfidat dhe të shikoje përpara. Shumica nuk duhet të humb shumë kohë duke u marrë me opozitën por duhet ti rreket seriozisht premtimeve të bëra sepse këtë e presin qytetaret”, ka deklaruar për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist.

Ndryshe, kabineti qeveritarë është para kompletimit, Kuvendi do të fillon me punë, ndërsa opozita doli në rrugë. Ndërkohë protestojnë edhe disa grupe të qytetarëve kundër shtrenjtimit të rrymës, protestuan edhe nxënësit e shkollave të mesme, njerëzit kërkojnë paratë nga Eurostandard banka e falimentuar etj. Pas zgjedhjes së Ministrave, koalicionit qeverisës i mbetet të dakordohet edhe për ndarjen e zv/ministrave, sekretarëve shtetërorë dhe drejtorët e institucioneve. Pas më shumë se një muaji pas konstituimit të Kuvendit, pushteti dhe opozita u morën vesh për atë se kush cilën komision parlamentarë do ta udhëheqë, me çka edhe Paralamenti filloi me punë.

Pandemia me coronavirusin i ndaloi tubimet, edhe zgjedhjet që u mbajtën më 15 korrik, u mbajtën ma ndonjë tubim të madh.

Qeveria, pas zgjedhjes para dy jave, filloi me punë për t’i zgjidhur problemet më të ndjeshme. Kriza shëndetësore e shkaktuar nga Covid-19, pasojat ekonomike nga kriza, kompanitë dhe njerëzit presin ndihma ekonomike, kërkohen zgjidhje për çështjet e hapura në arsim, ndërsa shumë shpejtë pritet dhe fillimi i negociatave për antarësim me BE-në dhe zgjidhja e problemeve me Bullgarinë.

Opozita nga ana tjetër filloi me protesta. Gjatë javës së kaluar, dy herë protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Për ditën e martë (sot) paralajmëruan marsh protestues, këtë herë motivi është Goce Dellçev. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në suaza të marrëveshjes për fqinjësi të mirë negociuan për revolucionerin Goce Dellçev. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkroi: Qeveria negocioi për Dellçevin, ndërsa sytë e opinionit janë largë asaj që për vendin tonë është thelbësisht e rëndësishme. Historianët tonë meritojnë mbështetje, sepse Goce është shtylla e maqedonizmit”, shkruan Mickoski.

Marrëveshja me Bullgarinë këto ditë përsëri u bë aktuel pasi që Minsitri bullgar i mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov kërcënoi se Bullgaria do të bllokon rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, nëse komisionet për çështje historike të të dyja vendeve nuk arrijnë pajtueshmëri. Komisionet ngelën në çështjen për Goce Dellçevin. Nga partia në pushtet LSDM reaguan ndaj paralajmërimeve për protestën e oipozitës për mbrojtje të Goce Dellçevit. Nga LSDM thonë se Dellçev ishte luftëtarë për drejtësi sociale, ndërsa Mickoski është mbrojtës i padrejtësisë dhe kriminalitetit.

Gazetari dhe analisti politik, Berat Azizi shprehet se këtë vjeshtë Maqedoninë e Veriut e presin shumë sida si në rafshin e brendshëm por edhe në skenën ndërkombëtare.

Ai thotë se situata e palakmueshme ekonomike dhe keqmenaxhimi me Pandeminë e Kovid kanë vërë qeverinë para një sfide shumë të vështirë sidomos këtë vjeshtë kur pritet që situatra ekonomike të përkeqësohet edhe më shumë.

Të gjitha sinjalet e institucioneve financiare nuk japin shpresë për një rimëkëmbje ekonomike. Në anën tjetër qeveria është treguar e paaftë ose më mirë të themi ka neglizhuar procesin edukativo arsimor në kohën kur shumë shtete fqinje tashmë kanë hapur dyert për nxënësit. Pra unë mendoj se qeveria nuk është treguar efikase për të ndërmarrë masat e duhura në kohë që të mos vije deri te një prolongim prej një muaji edhe pse kushtet atmosferike nuk e lejonin një gjë të tillë. Në lidhje me çështjet e jashtme problem kryesor do të mbetet marrëeshja me Bullgarinë e cila është anëtare e BE dhe ka mundësi të pengojë procesin e anëtarësimit tëvendit në në BE. Ditëve të fundit kemi një përkeqësim apo mosmarrvëeshje me Bullgarinë në lidhje me figurat historike siç ështëj Goce Dellcev dhe kjo do të jetë një nga çështjet më të nxehura këtë vjeshtë krahas atyre që I kërkon BE-ja. Por pavarësisht këtyre sfidave opozita ende nuk ka një plan konkret për të korrigjuar pozitën dhe për të krijuar një hapëisrë të re politike në vend”, potencon Azizi.

Ai mes tjerash thotë se opozita shqiptare si duket ende nuk arrin të merr veten nga humbja në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe veprimet e saja deri tani kanë qenë të tipi facebook ose deklarata boshe pa ndonjë veprim konkret.

“Në anën tjetër opozita maqedonase që në start është duke shfrytëzuar gabimet e pozitës dhe po tenton të fitojë politikisht duke e orientuar politikën kah ekonomia dhe përditshmëria. Për herë të parë opozita po tenton të organizojë protesta pro inkuadrimit në BE por duke mos lëshuar pe në lidhje me historinë e vendit dhe në të njejtën kohë duke kërkuar që të ketë drejtësi në shtet dhe të funksionojë sistemi i drejtësisë njëjtë për të gjithë. Këto janë dy pikat ku do të mbështete opozita maqedonase standarti i jetës dhe ruajtja e historisë së vendit sidomos të figurave historike. Në anën tjetër unë mendoj se opozita shqiptare duhet të ndërmerr hapa konkret jo vetëm politik duke mbështetur qytetarët qoftë me protesta qoftë në forma të ndryshme në kuvend ku pasha etyre tani është shumë më e madhe se sa në të kaluarën. Opozitës i duhet një strategji e re e verprimit politik sepse vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje lokale”, ka deklaruar për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

VMRO-DPMNE po proteston kundër pushtetit, por po ballafaqohet me pakënaqësinë te antarësia e tyre pas humbjes në zgjedhjet e 15 korrikut. Pas kërkesave fillestare nga ish funksionarë dhe anëtarë të partisë që Mickoski të jep dorëhqje, tani partia po organizon protesta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...