Agjencia Zhurnal.mk

Vjetërsia mesatare e veturave në Maqedoni është 19,3 vite

Shkup, 20 korrik – Zhurnal.mk – Në vend se të rinohet, parku automobilistik në vendin tonë vjetërsohet. Vjetërsia mesatare e veturave në vendin tonë vazhdimisht po rritet.

Të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistika thonë se vjetërsia mesatare e veturave në vend është 19,3 vite, që është rezultat më i dobët ndonjëherë në histori të vendit sipas të dhënave statistikore që nga viti 2003 e këtej, informon Zhurnal.

Një dekadë më herët në vitin 2010, vjetërsia mesatare e veturave ishte 16,3 vite gjegjësisht tre vite më të reja se tani. Ndërkohë, Dogana në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar ka shënuar rekord sa i përket importimit të veturave të përdorura. Vetëm në vitin 2019 në vend kanë hyrë gjithsej 41.479 vetura të vjetra nga vendet e huaja.

Të dhënat e fundit nga dogana thonë se në gjysmë vitin e parë të 2020tës, kjo dinamikë nuk ka ndryshuar. Pjesa më e madhe e veturave të importuara janë të vjetra. Nga gjithsej 11.592 vetura të importuara nga janari deri në fund të qershori, madje 8000 janë importuar si të vjetra.

Gjithashtu, pjesa më e madhe e veturave që importohen janë dizel, ndërsa të njejtat në vendet europiane largohen tërësisht nga parku automobilistik.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!