Agjencia Zhurnal.mk

Vjetërsohet lënda “Traektoria”, Nikolla Gruevski shpëton nga burgu

Shkup, 13 nëntor – zhurnal.mk – Gjykata Penale sot solli vendim duke ndaluar procedurën kundër ish kryeministrit të ikur të vendit Nikolla Gruevski për rastin “Traektoria”, e cila ka të bëjë me ndërtimin e autostradave kineze në vend, informon zhurnal.

Avokati i tij, i vendosur në mënyrë zyrtare, ka kërkuar këtë përshkak vjetërsimit të lëndës. Për dallim nga të akuzuarit tjerë, Gruevski akuzohej me propozim akuzë për dënim nga 1 deri në 3 vite me burg përshkak se ka marë shpërblim për ndikim joligjor.

Tani nga buxheti shtetëror Gjykata kërkon t’i paguajë harxhimet për procedurën në pjesën e Nikolla Gruevskit, avokatët e angazhuar deri tani, si dhe për avokatin e angazhuar në mënyrë zyrtare.

Në këtë rast, përpos Gruevski, i akuzuar është edhe bashkëpunëtori i tij i afërt Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Ljupço Georgievski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...