Banorë të fshatrave përreth vëzhgojnë situatën pasi rrezikon që Vjosa të dalë nga shtrati duke shkaktuar më pas probleme që i kemi hasur edhe në vitet e shkuara.
Rritja e nivelit të ujit në lumin Vjosë ka përmbytur tregun e Novoselës.
Sipas asaj që raportojnë gazetarët e Ora News në Vlorë dhe Fier, kuota aktuale e lumit Vjosë, e lexuar në orën 07.30 në hidrometrin e Memaliajt, është 5.5 m nga 6.5 m që është kuota alarmante për zonën e Fierit, njofton oranews.
Ndërkohë prurjet vijojnë të jenë në rritje.
Si pasojë e reshjeve të shiut ka disa hektarë toka bujqësore të përmbytura.